Liqeni i Prespës rrezikon tharjen, Mediu akordon 3.56 milionë euro për ekosistemin
në të cilin kanë marrë pjesë specialistë dhe pedagogë të universitetit të Tiranës, ministri Mediu ka lançuar dhe projektin më të fundit, për mbrojtjen e këtij liqeni. Me financim të qeverisë gjermane, rreth 3.56 milonë euro, që do ti jepen qeverisë shqiptare, do të shkojnë për rehabilitimin e këtij liqeni. "Gjendja lë shumë për të dëshiruar, dhe duhen politika shumë të përcaktuara dhe investime të gjykuara thellë. RFGJ ka miratuar financimin 3.56 milonë euro, për Shqipërinë dhe 1.53 milionë euro për Maqedoninë, për ekosistemin e Prespës. Planifikohet fuqizimi i konservimit të zonës përreth liqenit të Prespës nëpërmjet aktiviteteve në infrastrukturë, pajisjen e autoriteteve të ruajtjes së parkut si dhe zbatimi i disa masave të specifikuara në planin e menaxhimit të parkut me qëllim stabilizimin e parkut nga pikëpamja ekologjike dhe hidrologjike", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit. Ndërkohë specialistët gjatë prezantimit të studimit kanë theksuar se problematike, mbetet niveli i ujit i cili ka rënë me 8 metra, por edhe shkatërrimi i vijës bregdetare, rreth 44 km, e cila ka sjellë për pasojë një rënie të turizmit rreth 10 herë më shumë se vitet e kaluara. Shkatërrimi i ekosistemeve është shkaktuar nga përdorimi i papërshtatshëm i burimeve njerëzore, si: gjuetia pa kriter, shpyllëzimet masive, erozion dhe ndotje të ujit e tokës nga përdorimi i pesticideve. Probleme të mëdha ka edhe lumi Devoll ku ndikimi më i rëndë njerëzor rezultoi nga devijimi i një dege të lumit , që u bë me qëllim që të shkarkohej ujë në liqenin e Prespës së Vogël gjatë dimrit dhe më pas të përdorej për ujitje gjatë muajve të thatë të verës. Por ky modifikim në hidrologji ka sjellë si si pasojë depozitim aluvionesh në sasira shumë të mëdha, ka bllokuar kanalet natyrore që furnizonin liqenin me ujë të pastër, si dhe ka ndryshuar vegjetacionin ujor, duke sjellë dhe humbje të sipërfaqeve ujore të liqenit. Megjithëse autoritetet vendase ndërtuan një dekantor për të evituar përmbytjet, ky dekantor është ndërtuar dobët dhe nuk është mirëmbajtur. Lumi i Devollit mban granula aluvionesh të madhësisë minimale dhe uji në dekantor duhej të qëndronte afro 4 ore në vend të 10 deri 20 minutave që qëndron uji sipas ndërtimit. Futja e një dege të lumit të Devollit në këtë liqen ka shkaktuar një rënie të sipërfaqes ujore dhe nivelit të ujit, rënie të kapacitetit mbajtës së liqenit dhe për më tepër dhe një ndryshim të përbërjes llojore në liqen. Së fundi, pjesa shqiptare e liqenit po shkon drejt një stadi të eutrofikimit të plotë. Vërehet rënie thelbësore si në sasi dhe në cilësi të përbërjes llojore të peshqve në liqen.
Last Updated on E Premte, 11 Qershor 2010 21:06