Berisha: Shkojmë në zgjedhje të sigurt në fitore të merituar
28/03/2011 Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për kandidatët e 8 majit
Kryeministri Berisha është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, gjatë fjalës hapëse në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u miratuan kandidatët për drejtues të pushtetit lokal dhe anëtarë të këshillave në zgjedhjet e 8 majit. Fitorja e sigurt e mazhorancës për kreun e PD-së i kishte rrënjët jo vetëm tek përfaqësimi i aleancës, por mbi të gjitha tek puna e bërë deri më sot nga mazhoranca qeverisës, e cila i ka mbajtur të gjitha premtimet e saj para qytetarëve. “Natyrisht, ne shkojmë në këto zgjedhje të sigurt në fitore të merituar. Ne shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë, aleancë që përfaqëson të gjitha rekordet elektorale, mbi 55 % të shqiptarëve. Por kjo nuk mjafton. Këto janë zgjedhje, ku në epiqendër totale të tyre është vendosur qytetari. Ndaj dhe aleanca u shpall si “Aleanca për qytetarin”. Ne shkojmë të sigurt në një fitore të shkëlqyer, sepse ne para çdo shqiptari dalim si qytetarë, si prindër, si familjarë, si zyrtarë, si politikanë, që kemi mbajtur premtimet tona”, tha lideri i së djathtës parlamentare. Duke folur për votën e lirë, Berisha deklaroi se PD mbart prej vitesh detyrimin absolut për të respektuar në çdo proces zgjedhor votën e qytetarëve shqiptarë. “Ka një raport me të cilin ka faktuar çdo ditë se përveç votës në favor, nuk njeh votë dhe nuk pranon votë tjetër. Ndaj dhe ne do të kemi si objektiv kryesor një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Kjo ka një kusht themelor, për të mos thënë të parë dhe të fundit: zbatimin e ligjit zgjedhor. Zgjedhjet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, janë proces i shtetit ligjor”, nënvizoi kreu i qeverisë, duke kërkuar nga të pranishmit respektimin e Kodit Zgjedhor sipas përgjegjësive në të gjitha nivelet. Më tej, Berisha është ndalur paksa edhe tek kundërshtari i tij politik, Edi Rama, i cili, sipas kreut të PD-së, nuk ka arritur të kuptojë kurrë qytetarin dhe rolin e tij. “Zoti Rama ka zgjedhur Berishën, ndërsa unë kam zgjedhur qytetarin. Unë e garantoj se në vitin 2013 do t’i duket lule viti 2009, ndërsa më 2011 përgjigjen më të plotë do ta ketë nga zoti Basha”, deklaroi ai.
Alternativa Basha
“Fushata e Tiranës, që kandidati ynë Basha e paraqiti para qytetarëve të Tiranës, mendoj se mishëroi në mënyrën më të shkëlqyer parimet themelore apo drejtimin themelor të fushatës sonë: ‘Për qytetarin, me qytetarin!’ Ai shpalosi alternativën më të shkëlqyer të ‘Aleancës për qytetarin’ në këto zgjedhje, alternativë e cila do të bazohet fund e krye në interesat e qytetarit”.
Modeli i PD-së
“Fryma dhe platforma qytetare që Basha shpalosi për qytetarët, për fëmijët dhe familjet e tyre, ky është modeli ynë, modeli i fushatës sonë. Basha tha: ‘Nuk e kam armik kundërshtarin, por unë do të merrem me qytetarin, nuk do të merrem me kundërshtarin’. Pra, kjo është filozofia jonë, të cilën e bazojmë te qytetari, te vlerat, te problematika. Ne nuk ecim me klishetë e armikut”.
Zgjedhjet e 8 majit
LSI prezanton Hoxhën kandidat për Bashkinë e Përmetit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prezantuar në qytetin e Përmetit kandidatin për këtë bashki, Kujtim Hoxhën, si alternativa më e mirë për këtë post. Ky kandidat, sipas Metës, jep një mundësi jo vetëm për bashkim për të fituar, por edhe për të bashkëqeverisur me qytetarët. “Kujtim Hoxha i ka të gjitha kapacitetet për të justifikuar besimin e të gjithë neve. Jam i bindur se ‘Aleanca për qytetarin’ do të fitojë bindshëm në Bashkinë e Përmetit dhe jo vetëm kaq, por mbështetja që do t’i jepet kësaj bashkie jam i sigurt që do të investohet në mënyrën më të suksesshme në një shërbim më të mirë për të gjithë qytetin dhe banorët e tij, dhe njëkohësisht jam i bindur se me Kujtimin do të arrijmë të ripërtërijmë më tej traditat më të mira që ka qyteti i Përmetit”, u shpreh kreu i LSI-së në prezantimin e këtij kandidati. Vota juaj për Kujtim Hoxhën, vijoi Meta, është një votë për të respektuar më shumë dhe për t’i shërbyer më mirë qytetarit përmetar. Duke i ftuar qytetarët e Përmetit të votojnë koalicionin e mazhorancës, kreu i LSI-së garantoi progres të jashtëzakonshëm në pak vite në këtë qytet.
Deklaratë e republikanëve
PR mbështet kandidatin e PD-së, Basha për kryeqytetin
Partia Republikane, përmes një deklarate për mediat ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Madje, ashtu si dhe PD, ata janë të sigurt në fitoren e tij, pasi nuk e quajnë kandidat, por kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. “8 maji më shumë se një shans për Bashën, është një shans i ri për çdo votues të Tiranës, për t’i dhënë asaj fytyrën që meriton, atë evropiane, me në krye njeriun i cili do ta shndërrojë atë në Tiranën e qytetarëve evropianë. Lulëzim Basha do t’i kthejë Tiranës vlerat e saj njerëzore dhe intelektuale, do t’i kthejë dhe do t’i japë asaj vlerat e një kryeqyteti të të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë”, thuhet në deklaratë. Republikanët shprehin bindjen se me Bashin kryetar bashkie, Tirana e kaosit total do të zëvendësohet me Tiranën e zhvillimit të qëndrueshëm; betonizimi i qytetit do të zëvendësohet nga një Tiranë me një plan urbanistik, ku në qendër është qytetari i Tiranës me të gjithë hapësirën e nevojshme që ai ka për të jetuar