Per nderin e motres plagos italianin
28/03/2011 Ngjarja në një supermarket
SANREMO- Një shqiptar, për të mbrojtur nderin e së motrës, ka shtënë mbi një 50-vjeçar në një supermarket në Sanremo, duke e goditur atë në hije. Sipas hetuesve, shkaku i lëndimit nuk ka asnjë arsye familjare. Në fakt, njeriu i plagosur ka një marrëdhënie me motrën e shqiptarit. Gruaja ishte grindur me vëllain e saj për shkak të këtij raporti. Pas grindjes, shqiptari ka dalë nga shtëpia dhe shkoi në marketin ku ndodhej 50-vjeçari italian, për të “larë hesapet” një herë e mirë. Për fat të mirë, italiani nuk është plagosur rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane nuk bën të ditur emrat e autorit dhe të plagosurit, por shqiptari është marrë në pyetje, ku ka pranuar se e plagosi për shkak të lidhjes dashurore që kishte me të motrën.