E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojet private të Bankave, Shoqata: Probleme me licensimin

Policia e Shtetit ka gati draftin e ri për Policinë Private dhe funskionimin e aktivitetit të tyre. Por ky projekligj është kundërshtuar nga shoqata e Policisë Private që sipas tyre, kufizon në 2% numrin e punonjësve të një firme dhe zbarrit licensimin e punonjësve nga 30 ditë deri në 6 muaj.

Kjo situatë sipas tyre, i hap rrugë kriminalitetit, sidomos në Banka, sic janë rastet e fundit sepse mbahen roje pa liçensë dhe pa armë.
 

Ndërsa drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shteti, Ilia Nasi, tha se ky draft është për përafrimin e legjilacionit tonë me atë të BE-së ne kete sektor.
 

Gjithashtu, përvec vonesave ligjore për licensimin, debate pati edhe për drejtuesit e këtyre shoqërive si dhe për faktin se Policitë Private do të vendosen në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›