E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiperia, aleate e denje e NATO-s Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne Konferencen e 7-te te Komandanteve te Forcave Tokesore te vendeve te NATO-s dhe vendeve partnere, e cila po zhvillohet ne Tirane. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka falenderuar organizatoret e kesaj konference qe kane zgjedhur Tiranen per te zhvilluar keto bisedime dhe per te mbajtur kete takim shume te rendesishem te NATO-s. Kreu i qeverise ka vleresuar punen e bere nga Shqiperia duke treguar se eshte aleate e denje e NATO-s. "Ne nje kohe te shkurter, vendi im ka bere perpjekje te medha per te perballuar ne menyre te suksesshme me kerkesat, misionet dhe detyrat e NATO-s. Forcat tona te Armatosura kaluan neper transformime te thella dhe shume te rendesishme. Forcat tona te armatosura po operojne nen komanden e NATO-s ne misione te ndryshme", - u shpreh kryeministri. Duke vleresuar konferencen e komandanteve tokesore, si shume te rendesishme ne pragun e Samitit te Cikagos, Berisha tha se "midis Samitit te Lisbones dhe Samitit te Cikagos, nje strategji teresisht e re e Aleances eshte ne implementim e siper". Kryeministri deklaroi se Forcat tona te Armatosura duhet te adoptojne strategjine e re te Aleances qe eshte ne implementim e siper, konceptin e ri buxhetor dhe kete vizion te ri te saj. "Eshte nje kohe e veshtire. Europa po perballet me nje krize financiare dhe ekonomike te ashper. Shpenzimet po shkurtohen dhe po ripershtaten ndaj situates. NATO ishte e para qe zhvilloi nje koncept te ri, duke shpenzuar me mire dhe duke bazuar perpjekjet ne nje mbrojtje te zgjuar, qe do te thote se, duhet te adoptojne nje vizion te ri, qe kerkon nje konsolidim te metejshem te solidaritetit, bashkepunimit midis vendeve anetare te NATO-s", - u shpreh kryeministri. Duke u ndalur tek projekti, "Mbrojtja inteligjente", Berisha tha se eshte adoptuar nga kombet tona dhe do te na lejoje qe me me pak para, te arrijme qellime qe jane jetesore per misionin e NATO-s. Me tej, shefi i qeverise nenvizoi faktin se Shqiperia eshte e perkushtuar per te punuar ngushtesisht me Forcat dhe vendet aleate, per ta adoptuar kete koncept si bazen e transformimit te ushtrise se saj, si dhe eshte e perkushtuar per te punuar shume per te permiresuar te gjitha aftesite, facilitetet e Forcave te saj te Armatosura. "Njerezimi nuk ka pasur kurre nje rend kaq te madh te bazuar ne te drejtat e njeriut, lirine dhe prosperitetin, dhe nuk ka garantues me te mire per kete rend nderkombetar sesa Aleanca. Prandaj jemi krenar qe jemi anetare te NATO-s dhe shume te perkushtuar per te dhene kontributin tone modest", - u shpreh kryeministri Berisha.

Nis punimet Konferenca e 7-te e Komandanteve te Forcave Tokesore te NATO-s

Dje ne Tirane ka nisur punimet Konferenca e Komandanteve te Forcave Tokesore te vendeve anetare te NATO-s dhe vendeve partnere. Ne kete konference marrin pjese komandantet e Forcave Tokesore te 28 vendeve anetare te NATO-s, si dhe 14 vendeve te tjera partnere. I pranishem ne kete konference ishte kryeministri i Republikes se Shqiperise, z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, dhe komandanti i Forcave Tokesore te FA, gjeneral brigade, Viktor Berdo. Gjithashtu, i pranishem ne kete konference ishte edhe zevendeskomandanti Suprem i Komandes se Aleances per Operacionet ne Europe (DSACEUR), gjeneral Sir. Richard Shirreff. Perfaqesuesit pjesemarres ne konference do te diskutojne per politikat e trajnimeve te perbashketa dhe te mbeshtetjes pas vitit 2014, trajnimin me NATO-n dhe vendet partnere, operacionet e perbashketa paqeruajtese, si dhe diskutime te hapura rreth ketyre ceshtjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›