E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, sot takimi Nano-Berisha

Tiranë- Në vazhdën e prezantimit të platformës së tij për postin e Presidentit të Republikës, axhenda e politikanit Fatos Nano do të kulmojë sot me takimin kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha.

Takimi i paralajmeruar prej ditësh pritet të zhvillohet rreth mesditës së sotme dhe siç e ka thënë zoti vetë zoti Nano takimi me kryeministrin është shumë i rëndësishëm pasi zoti Berisha përfaqëson edhe mazhorancën qeverisëse.

Zoti Nano prej disa javësh ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e partive parlamentare të vendit të cilëve në takime të ndara u ka prezantuar platformen dhe vizionin e tij për kreun e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›