Lushnje, përplaset autoboti, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotme në Lushnje.
Një autobot me targa LE 8675 A është përplasur me trafikndarësen e autostradës dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Kadri
Tollia, 48 vjeç.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa orë edhe qarkullimi i automjeteve.
Si pasojë e përplasjes së autobotit rruga është ndotur nga karburanti dhe u desh ndërhyrja e policisë e cila ka devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dytësore për të shmangur aksidentet.