E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Prifti-Beqiraj, mbrojtja kërkon pushimin e cështjes

TIRANË- Gjykata e Lartë do të shprehet sot lidhur me vijimin e mëtejshëm të hetimit të ish-ministrit të Ekonomisë dhe zëvëndësit të tij Leonard Beqiraj.

Ata akuzohen për korrupsion pasiv pas zbulimit të videos në kompjuterin e Dritan Priftit ku ai dhe ish zv.ministri Leonard Beqiraj ndanin një shumë parash me vlerë 70 mijë euro.

Trupi gjykues me relatorë, Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, do të vendosë sot lidhur me video-përgjimin mes dy ish-zyrtarëve. Avokatët Mbrojtës përkatësisht, Fatmir Braka dhe Vladimir Meci, kanë kërkuar pushimin e cështjes me pretendimin se akt ekpertimi i kryer nga eksperti amerikan është i pavlefshëm, dhe për pasojë të gjitha aktet e rrjedhura prej tij, janë të pavlefshme.

Ndërkohë kërkesa është kundërshtuar nga organi i akuzës për pushimin e cështjes penale në ngarkim.

Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›