Berisha: Shqipëria dixhitale, objektiv madhor
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në hapjen e konkursit të I kombëtar në fushën e programimit midis universiteteve. Ai u shpreh se dixhitalizimi i Shqipërisë mbetet një objektiv madhor për qeverinë e tij.
"Bota në ditët e sotme rrotullohet rreth inovacionit. Shqipëria dixhitale është infrastruktura më moderne. Në universitet për Informatikë studiojnë 4000 studentë. Qeveria beson shumë tek studentët, ajo do të bëjë gjithçka të mbështesë inovacionin, pasi ai është parësia madhore për ne”, tha kryeministri.
Berisha deklaroi më tej se qeveria do të bashkëpunojë edhe me Bashkinë e Tiranës për inovacinin.
Sipas Kryeministrit, ky është një nga konkurset më frymëzuese të planetit i inicuar nga një prej figurave që më shumë ndryshoi botën Bill Gates. Berish theksoi se kjo garë mjaft e rëndësishme organizohet për herë të parë në Shqipëri.
“Përdorimi i internetit ishte ndër më të ultit në planet 4.8 %. Por qeveria përcaktoi këtë objektiv me bindjen më të thellë se "Shqipëria Dixhitale" është infrastruktura më e shkëlqyer që mund t’i jepet vendit për të kaluar nga grupi vendeve të varfra në grupin e vendeve më të zhvilluara. Qeveri bëri gjthçka për shtrirje sa më të madhe të tekonologjisë së informacionit”, tha kryeministri.
“Kam besimin më të madh tek përpjekja jonë për të sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale. Përpjekje që ka bërë që vendi sot të ketë një nga përdorimet më të larta të internetit në Europë. Shqipëria vitin e shkuar qe e dyta në botë përsa i përket treguesit të gatishmërisë së rrjetit”, tha Berisha, duke shtuar se, “Shqipëria do mund të bëhet dhe mbetet dixhitale vetëm e vetëm duke mbështetur inovacionin në këtë fushë”.
Sipas kreyministrit USAID ka dhënë kontribut thelbësor për projektin Shqipëria Dixhitale, ku me ndihmën e saj Shqipëria u bë vendi i parë në botë për prokurimet 100% të sakta.
“Kërkesa ime në mënyrë të veçantë ndaj USAID është që kjo konferencë e sotme të shërbejë si një inspirim për të lançuar një program të ri të fuqishëm në fushën e inovacionit teknologjik”, u shpreh Kryeministri Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)