E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyjnë në Kuvend një përfaqësi e të verbërve që protestojnë

TIRANË- Në nisje të seancës parlamentare ku njëra prej pikave të rendit të ditës është edhe diskutimi i projektligjeve “Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik', kryetari i Grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci ka kërkuar që kjo pikë të diskutohet e para, duke iu referuar një kërkese të të verbërve dhe paraplegjikëve që janë duke protestuar para parlamentit.

“Aktualisht zhvillohet një demonstim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit. Kërkoj që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh, duke parë edhe pamundësitë e tyre fizike për të qëndruar në pritje”, tha Ruci.

Ai e cilësoi të papranushme pengesën që i është bërë kësaj kategorie në Shkodër. “S’na vjen mirë që policia bashkiake e Shkodrës nuk lejon të verbërit të vijnë në protestë, ky një veprim i paprecedentë”, tha ai më tej.

TË VERBËRIT HYJNË NË PARLAMENT
Ora 10:55- Kërkesa e Rucit është marrë pasasysh nga kryeparlamentarja Topalli, e cila pas konsultimit edhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi ka vendosur të lejojë një përfaqësi prej 10 vetash në Kuvend.

SOT KUVENDI
Ora 08:00 Kuvendi nis sot një seancë plenare, gjatë së cilës pritet të diskutohen ndryshimet në pr/ligjin “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, i cili ka ngjallur debate mes mazhorancës dhe opozitës .

Qeveria më 4 janar të vitit 2011, nëpërmjet një ndryshimi në ligjet përkatëse shpalli kalimin në varësi të Këshillit të Ministrave të Informacionit të klasifikuar Sekret Shtetëror, ligji për Statistikat zyrtare dhe ai për Prokurimin Publik. Ndryshimi për ligjin nr 8457 të 1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Ndryshimi që propozon kryeministri është i shkurtër dhe domethënës: “Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”. Pra nga vartësia e Qeverisë, kalon në vartësi direkt të Kryeministrit.

Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të shqyrtojë dy pr/ligje të fushës sociale "Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik'. Këto të fundit kundërshtohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kanë paralajmëruar sot dhe një protestë para selisë së parlamentit.

Ndërkaq, pritet që PS me nismë të deputetit Artan Gaci të kërkojë shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Gaci dje me anë të një letre deputetëve të PD në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit të votojnë nesër në Kuvend për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Sipas deputetit socialist ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik dhe ka vendosur vendin në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetare që shohin turizmin si burim mirëqënie për qyetarët.

RENDI I DITËS
Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të shqyrtojë disa pr/ligje, si ai "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij", një ndryshim në ligjin "Për informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror", si dhe dy pr/ligje të fushës sociale "Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik'. Këto të fundit kundërshtohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kanë paralajmëruar sot dhe një protestë para selisë së parlamentit. Pikë e fundit e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit është shqyrtimi i nismës së PS-së që kërkon shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese, ligj që sipas saj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pronat, Dade: S'keni vullnet për zgjidhje, Halimi: Po zhbëjmë gjëmën e komunizimit Të verbërit e Shkodrës: Policia nuk na lejoi të vinim në protestë Të verbërit protestë para Parlamentit, Tafaj: Po na kufizohen të drejtat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›