Berisha: Shqipëria e qetë, protesta vetëm para KQZ
23/05/2011 Kryeministri, thirrje vendorëve të angazhohen për sezonin turistik
“Ekzistojnë kudo, janë pjesë e një vendi të lirë dhe shenjë e demokracisë”
Kryeministri Berisha, në një dalje të djeshme para mediave, preferoi ta fokusonte vëmendjen e tij tek turizmi i sivjetshëm, i cili sipas kryeministrit pritet të jetë një histori suksesi. Berisha tha se problemi në Shqipëri është i izoluar vetëm në ambientet rreth KQZ, ku opozita ka filluar protestat e saj, por nuk është e njëjta gjendje në të gjithë kryeqytetin apo në vendet e preferuara për turizëm, ku situata është krejt normale. Sipas tij, edhe bllokimi për disa orë i akseve rrugore është një tjetër shenjë e një vendi të lirë dhe të një demokracie funksionale. Duke komentuar mosardhjen e Presidentit Barroso, Berisha tha se ai nuk vinte për pushime në Shqipëri, por për një vizitë zyrtare, e cila ka disa rregulla të tjera. “Jam i bindur se do të jetë një histori e vërtetë suksesi, por mos harroni se zoti Barroso nuk vinte në një vizitë apo pushime private në Shqipëri, vinte në një vizitë zyrtare, e cila ka disa rregulla të tjera. Në qoftë se ka një problem përreth KQZ, nuk ka një problem askund tjetër ku turistët të mos pushojnë; u dogjën ca goma e u bënë ca gjëra, por këto nuk janë gjëra të pazakonshme në një vend të lirë. E zakonshme nuk është rrethimi i komisionit, por për të tjerat, protestat janë kudo, është një konstante, nuk gjen vend sot që të mos ketë një protestë. Protesta janë pjesë e një dëshmie të një demokracie”, tha kryeministri. Këto deklarata kryeministri i bëri pas takimit me një përfaqësi operatorësh turistikë polakë dhe ishte pikërisht prezantimi i Shqipërisë, arsyeja e takimit me ta. Ndërkohë, Berisha u bëri thirrje pushtetarëve vendorë që të ndjekin me angazhimin maksimal përgatitjet për sezonin turistik. “Unë jam sot këtu për t’u bërë një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, qeveritarëve vendorë, përfaqësuesve të qeverisë qendrore, të ndjekin me angazhim të plotë dhe total finalizimin e të gjitha përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historinë e vendit”, tha kryeministri. Ndërkohë mesazhi që iu përcoll qytetarëve ishte që ashtu siç mbajnë pastër shtëpitë dhe ambientet ku jetojnë, të kujdesen dhe për pastërtinë në plazhet dhe të gjitha vendet e tjera që vizitohen nga turistët.
KQZ dhe policia
Unë do të preferoja sot, duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre dy zonjave komisioneve dhe pesë zotërinjve komisionerë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjithë stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesve të forcave politike, të cilët po punojnë me një përkushtim të madh dhe në kushte do të thosha të vështirësuara. Dua të shpreh mirënjohje shumë të thellë ndaj të gjithë efektivit të Policisë së Shtetit për sakrificën e tyre të madhe që po bëjnë, përmbushjen me profesionalizmin më të lartë të detyrës.