E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Tiranës, objektet që do të prishen

23/05/2011  Ministria e Punëve Publike shpall kërkesën për shpronësim publik

Pronarët mund të ankohen për çmimin ose procedurat brenda 15 ditëve

Janë rreth 34 objekte, shtëpi banimi, lokale, si dhe një xhami që do të prishen për të ndërtuar Unazën e Madhe, në pjesën e Komunës së Parisit, ndërsa për 121 pasuri të tjera nuk është marrë ende konfirmimi nga Agjencia e Legalizimit. Me anën e një kërkese për shpronësim Ministria e Punëve Publike ka bërë me dije listat e emrave të personave që kanë në pronësi këto objekte, por edhe ato që nuk janë identifikuar ende në mënyrë që të interesuarit të aplikojnë për regjistrimin e tyre. Përbri emrave është shënuar vlerësimi në të holla i pasurisë sipas sipërfaqes së deklaruar. Vlera totale e shpronësimit është rreth 740 milionë lekë dhe lista përfundimtare e të shpronësuarve do të miratohet nga qeverisa pas verifikimit të të dhënave. “Lutemi qytetarëve, të cilët pretendojnë pronësinë, mbi objektet të cilat nuk janë përfshirë në procesin e legalizimeve apo nuk janë të regjistruara pranë ZRPP-së, të aplikojnë për regjistrimin e tyre pranë kësaj zyre, si dhe të paraqesin pranë Ministrisë së Punëve Publike dokumentacionin tekniko-ligjor (nëse disponojnë të tillë) për titullin e pronësisë”, - thekson kërkesa. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit bën me dije se pronarët që kanë emrin në listë, brenda 15 ditëve kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi pranë këtij dikasteri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›