E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria i shpëton krizës pasi ka ekonomi private

Gjatë mbledhjes Berisha u ndal tek rritja ekonomike e vendit, e cila sipas tij, këtë tremujor ishte 3.4 % kundrejt një rritje prej 1.2 % që shënoi tremujorin e parë të vitit të kaluar.
     
Duke vënë në dukje se të dhënat në shumë sektorë janë të qarta për një dinamizëm dhe entuziazëm real të ekonomisë shqiptare, shefi i qeverisë u shpreh se pritet që ky tremujor të jetë kulmor duke pasur parasysh edhe stinën e verës, gjatë se cilës turizmi merr një rol shumë të rëndësishëm.
     
"Shqipëria turistike është Shqipëria, e cila mbidyfishon banorët e saj dhe kjo rritje kulmon muajt e verës. Turizmi këtë vit, fatmirësisht ka qenë më i hershëm", theksoi kryeministri.
     
Sipas tij, ekonomia shqiptare i ka të gjitha kushtet për një rritje gjithnjë e më të madhe.
     
"Në qoftë se ekonomia shqiptare po reziston, kjo ndodh sepse është ekonomi private dhe qeveria ka vendosur në themel të kësaj ekonomie parimin që bën të mundur dhe këtë rritje ekonomike prej 3.4 % në tremujorin më të zymtë", nënvizoi kryeministri Sali Berisha. /Start/

                                                                                             2011-07-06 16:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›