Kolegji shqyrton sot kërkesën tjetër të Partisë Socialiste

PS-ja u tërhoq nga ankimimi i depozituar më 30 qershor, por më 2 korrik ajo ka bërë një tjetër padi në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkon të urdhërohet KQZ-ja të shqyrtojë kërkesën ankimore për pavlefshmërinë e tabelës së rezultateve përmbledhëse për Bashkinë e Tiranës.
Kolegji Zgjedhor vendosi të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e dytë të Partisë Socialiste, e cila kërkon të detyrohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën.
Kjo kërkesë ishte refuzuar të shqyrtohej nga KQZ-ja me dy argumente: e para që ky institucion nuk kishte tagër dhe e dyta që pavlefshmërisë i kishte kaluar afati. Pas këtij refuzimi, kërkesa mbërriti në Kolegj.
Por një kërkesë për pavlefshmëri kishte paraqitur edhe Partia e Pensionistëve, që është në aleancë me koalicionin e majtë. Dhe pas kësaj edhe vetë Partia Socialiste, në limitet e kohës që i lejonte ligji, depozitoi një tjetër kërkesë ankimore më 2 korrik. Në këto kushte, Partia Demokratike kërkoi dje bashkimin e të tre kërkesave ankimore, pasi thelbi i tyre është i njëjtë: pavlefshmëria.
Pas kësaj, avokati i Partisë Socialiste, Arian Salati, kërkoi pushimin e padisë së parë, asaj të 30 qershorit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi. Avokati Salati e argumentoi këtë, se në bazë të Kodit Civil është disponim kategorik i palës paditëse që të heqë dorë dhe kërkojë pushimin e një çështje. Kolegji pranoi kërkesën dhe çështja nuk u mor fare në shqyrtim.
Çështja tjetër ankimore e Partisë Socialiste, ajo që i kërkon Kolegjit që të urdhërojë KQZ-në të shqyrtojë kërkesën ankimore për pavlefshmëri, do të gjykohet sot nga Kolegji Zgjedhor.
Nëse vendoset në favor të Partisë Socialiste, kërkesa ankimore ndjek linjën KQZ-Kolegj. Por nëse rrëzohet kërkesa e opozitës, atëherë në Kolegj do të shqyrtohej të premten vetëm kërkesa e Partisë së Pensionistëve, e cila kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve. /Start/
2011-07-07 08:31