E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, Kuvendi pritet të miratojë sot projektligjin

Kuvendi pritet të miratojë sot projektligjin për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave të ndryshuar.
 

Projektligji i cili u miratua dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve pritet të kalojë sot vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk do të jetë në sallë për shkak të bojkotit të nisur pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
 

Më herët ministri i inovacionit Genc Pollo ka deklaruar se ndryshimet në ligj bëjnë që të dhënat e mbledhura nga censusi nuk do të përdoren për hartimin e listave zgjedhore si dhe për pasurimin e regjistrave të gjendjes civile.

Megjithë debatet e shumta në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe banesave, Kuvendi pritet t`i japë sot dritën jeshile zbatimit të këtij ligji.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›