E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, plagosen me armë dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Fier në rrethana ende të pasqaruara. Mëoshet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Maji të qytetit, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit, Bledar Seneja, 31 vjeç dhe Mariglen Nani, 35 vjeç.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Fierit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka një version lidhur me ngjarjen, ndërsa është në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›