E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria, i vetmi vend që pati rritje ekonomike, Rama bën ciu-ciu se e ka zënë trishtimi

06-02-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ironizon deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama në rrjetin social “Tëitter” për ekonominë. “Unë e kuptoj që ai zotëria që bën ciu - ciu që i kanë thënë mos dil në media se humbet votat prandaj bën ciu - ciu. As e vuan shumë suksesin e ekonomisë së vendit. Suksesi i ekonomisë e dëshpëron gjer në palcë sepse ai është i vetmi që i tha shqiptarëve në 2009-ën që qeveria nuk do të rrisë rrogat ndërkohë që ne e afruan rritjen e rrogave më përpara vetëm për të mos e lidhur me zgjedhjet. Në 2010 ai e quajti akt kriminal rritjen e rrogave dhe pensioneve, por shqiptarët e panë që rritja e rrogave është akti më human dhe zotëria atëherë nuk bënte ciu- ciu por dilte në konferenca”- u shpreh Berisha. Ai ka theksuar se kreu i opozitës nuk merret me realitetin për ekonominë por me anë të fantazive të tij manipulon mediat.  “Atij i falimenton Fideli dhe ai kujton se ka falimentuar bota. Ky zotëria që asfaltoi gjithsej 12 km në 4 vite harron se në këto 4 vjet po ndërtohen mijëra km rrugë në mbarë vendin dhe në këto kurorë e infrastrukturës është Rruga e Kombit. Dhe unë e përgëzoj që i lejon deputetët të shkojnë andej se më parë nuk i lejonte. Ky zotëria nuk merret me realitetin por me fantazitë që krijon dhe me fabrikën e tij të prodhimit manipulon në mënyrë trashanike mediat që i kontrollon. Por prapë dua ta pranoj se që kur bashkia u vendos mbi baza të reja edhe gjërat po shkojnë drejt proporcioneve normale në të gjitha aspektet”- theksoi kreu i qeverisë.

Reshje të dendura bore, por nuk përmirësohet situata hidrike, kryeministri garanton furnizimin pa ndërprerje me energji

Kryeministri Berisha u fokusua gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në situatën e krijuar nga bora në vend. Ai garantoi qytetarët se qeveria do të marrë të gjitha masat për të ndihmuar banorët e izoluar nga bora të siguruar energjinë elektrike për banorët në çdo rreth të vendit, në një kohë kur është rritur konsumi i saj dhe pakësimi i ujërave në digat e vendit. “Do marrim të gjitha masat dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dëborës”- theksoi kryeministri, ndërsa evidentoi se ka pakësim të paprecedentë të ujërave në Kaskadën e Drinit.
Kryeministri tha se do të mbështesë KESH-in në blerjen e energjisë, pasi të gjitha digat janë në nivelin më të ulët në historinë e vendit. “Do bëjmë gjithçka që energjia të mos mungojë, ne do ta blejmë energjinë në mënyrë që vendi të mos njohë dhe mos të vuajë mungesën e saj, Në çdo rreth do t’u garantohet energjia edhe pse konsumi ka arritur në mbi 27 milionë kilovat orë”- theksoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›