Shpulla ndaj Aronikës,Ibra dënohet 3 ndeshje
TIRANE-Zllatan Ibrahimoviç është pezulluar për tre ndeshje nga gjykatësi sportiv, pas goditjes me shpullë të lojtarit të Napolit Salvatore Aronika në ndeshjen e së dielës.
Suedezi nuk i mbajti dot nervat në minutën e 19-të të pjesës së dytë, aq më tepër që lojtari i Napolit shtyu Noçerinon, në një moment që loja ishte e ndaluar. Arbitri Ricoli ka shkruar në raportin e tij se “sjellja e Ibrës ka qenë sjellje e dhunshme” dhe jo “sjellje anti-sportive”, për të cilën pezullimi është vetëm 2 javë.
Gjesti i sulmuesit të Milanit, erdhi pasi gjyqtari ndaloi një aksion të tyrin, me pretekstin se një futbollist i Napolit ishte i shtrirë në zonë. Por, pamjet filmike treguan se Aronika thjesht kishte simuluar, për të ndërprerë aksionin e kampionëve të Italisë. Pezullimi prej 3 ndeshjesh bën që Ibrahimoviç të humbasë sfidën e rëndësishme ndaj Juventusit në kampionat. Pikërisht për këtë arsye, Milani ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se do ta apelojë vendimin e gjykatësit sportiv. Në mbështetje të Ibrës është një precedent me mbrojtësin e Barit Rosi një vit më parë, por edhe sjellja aspak e mirë e Aronikës në momentin e përplasjes me Noçerinon. Nëse Komisioni i Apelit i merr parasysh këto, atëherë Ibra mund të dënohet vetëm dy ndeshje. Veç të tjerash, Aronika as nuk u rrëzua nga shpull, ç’ka tregon se gjesti i Ibrës nuk ka qenë shumë i dhunshëm. Avokatët e Milanit janë duke u përgatitur pikërisht për këtë, por mbetet rrethanë rënduese fakti që Ibra është përsëritës në të tilla ngjarje.
(d.b/BalkanWeb)