E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhan Todt, ish-kreu i Ferrarit, në Tiranë

TIRANE-Ka nisur sot në Tiranë vizitën presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Zhan Todt, ish-drejtori i përgjithshëm i Ferrarit.

Francezi vjen me ftesë në Automobile Club Albania, e anëtarësuar që në vitin 2008 në FIA, si edhe të Federatës Shqiptare të Automobilizmit. Takimi i parë ka qenë ai i sotmi me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ndërsa Todt do të takohet edhe me personalitete të tjera të shtetit shqiptar. Ai është njeriu më i rëndësishëm i FIA-s, institucioni që mbledh rreth vetes 227 organizma kombëtare sportive dhe motorike. Zhan Todt është tepër i njohur në Shqipëri, për shkak të viteve të kaluara nën drejtimin e skuderisë Ferrari në Formula 1. Ai është njeriu, që së bashku me Mikael Shumaker dhe Ros Braun, e çoi skuderinë italiane në majat e Formula 1 për 5 vite rresht. Vizita e tij pritet të fokusohet edhe në garat që mund të organizohen në Shqipëri në të ardhmen.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›