E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria ka 5-fishuar eksportin e verës

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se në një hark kohor të shkurtër eksporti i verës prodhimi i saj është 5-fishuar  Duke folur në panairin ndërkombëtar të verës “Ballkan wine ekpo 2012”, kryeministri Berisha theksoi se verërat shqiptare konkurojnë denjësisht krahas atyre prestigjoze.
 

“Ky panair është dëshmi e një prodhimi të shkëlqyer të verës, tregut të saj në Shqipëri dhe rajon. Ky rajon në shekuj dhe mijëvjeçarë ka qënë dhe mbetet rajoni i variatetet më të shkëlqyera të rrushit. Variatete të cilat janë shpërndarë në të katër anët e planetit dhe kanë krijuar një larmi të madhe verërash. Shqipëria ka qënë një rajon i rëndësishëm rrushi dhe vere. Është një kënaqësi e madhe për mua të deklaroj se në një hark kohor të shkurtër prodhimi i verës është pesëfishuar. Në një hark të shkurtër eksporti i verërave është 4-5 fishuar, në një hark kohor të shkurtër verërat e këtij vendi konkurojnë në kremtimet e qytetarëve shqiptarë krahas verërave prestigjoze” shtoi Berisha.

Berisha tha se vendi ynë ka një politikë inkurajuese për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera të rrushit, duke shtuar se, do mbështesë fuqishëm prodhuesit për rritjen e prodhimit dhe cilësisë së verës.

“Shqipëria ka një politikë inkurajuaese për vreshtarinë verën dhe produktet e tjera të rrushit. Dora dorës po rikthehen disa nga verat e shkëlqyera të traditës shqiptare. Qeveria do të bëjë gjithçka që të identifikojë klonet më të pasura, të financojë dhe të bëjë që shqiptarët të konkurojnë me dinjitet të madh në tregun rajonal të verërave dhe më gjerë. Shqipëria ka një terren të jashtëzakonshëm por prodhimin e verës , nga kodrat e Resilisë, tek zallishtet e Shtojit dhe Malësisë së Madhe, Kallmeti, në fshatrat shesh të Tiranës” shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›