Berisha: Shqipëria, ka potenciale të shumta për bizneset
Bizneset sllovene duhet që të vijnë në Shqipëri pasi është vendi më i përshtatshëm për investime. Në forumin ekonomik shqiptaro-slloven kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi ynë ka potenciale të shumta për t`i ofruar biznesmenëve. Sipas kreut të qeverisë politikat fiskale për taksa të ulta dhe mundësitë energjitike dhe turistike janë disa prej mundësive më të mira për të investuar.
“Të gjitha kompanitë që punojnë dhe investojnë në Shqipëri përfaqësojnë histori suksesi. Pikërisht për këtë fakt ju siguroj se Shqipëria është vendi më i mirë për të investuar.Ka potenciale shumë të mëdha të cilat mund të shfrytëzohen prej investitorëve sllovenë. Një tjetër ndihmë ndaj biznesit janë dhe politikat mjaft favorizuese për biznesin sidomos për atë të huaj.Ne kemi barrën fiskale më të ulët në Evropë dhe vendi ynë ofron munësi të shumta energjitike” theksoi Berisha.
Kryeministri Slloven Borut Pahor u shpreh gjatë fjalës së tij se tregu shqiptar është një treg mjaft tërheqës për investime dhe bashkëpunimi midis dy vendeve do të jetë një nxitje për biznesin. Gjithashtu Kryeminisri slloven premtoi mbështetje për integrimin e vendit në BE.
“Tregu shqiptar është një treg që të ofron mjaft mundësi për ta shfrytëzuar. Pikërishët për këtë fakt biznesi slloven do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që do ti ofrohen. Ndërkohë që është mjaft pozitiv edhe procesi i libelarizimit të vizave dhe premtoj që do të jem një mik për vendin tuaj në procen e integrimit drejt BE-së.Kjo pasi është edhe në interesin tonë që Shqipëria të jetë pjesë e Europës” theksoi Pahor.
Në forumin ekonomik Shqipëri -Slloveni merrnin pjesë shumë biznese nga të dy vendet. Gjithashtu në këtë forum u nënshkruan edhe dy marrëveshje ekonomike.