E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e rabinëve ndez debatet në Izrael

Nënshkrimi i dhjetëra rabinëve të shquar të një peticioni fetar, i cili kërkon nga hebrenjtë që të mos u japin shtëpia me qira qiramarrësve jo-hebrenj, ka ndezur debatet në Izrael.
Krerët e themelimit ligjor të izraelit nuk kanë dalë ende me një qëndrim publik lidhur me nënshkrimin e dhjetëra rabinëve të shquar.

As ministri i Drejtësisë Ya`akov Ne`eman, as Prokurori i Përgjithshëm, Yehuda Weinstein, nuk i janë përgjigjur peticionit, i cili bën thirrje për aksion ligjor. Teksa ndihmësit e tyre kanë thënë se do ta diskutojnë problemin, qëndrimi i zyrtarëve të lartë mbetet ende i paqartë.

Një grup figurash publike, intelektualë dhe akademikë, i kërkuan Weinsteinit pezullimin e çdo nëpunësi publik në mesin e rabinëve që firmosën dokumentin, për ata “që shkelën me këmbë zotimet e deklaratës së pavarësisë me të cilën u themelua Izraeli, që kthyen judaizmin në racizëm dhe që shkelën ligjin që ndalon rritjen e racizmit”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›