Rubini: Dalja e Greqisë nga eurozona, zgjidhja e vetme

Dalja e Greqisë nga eurozona është zgjidhja e vetme për ekonominë e saj, deklaroi Nuriel Rubini, profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju-Jorkut dhe këshilltar në Kongresin amerikan.
Ekonomisti i njohur, i cili u popullarizua me parashikimin e tij për krizën botërore kreditore në vitin 2008, mendon se sado të jetë kryer drejt harmonizimi buxhetor në Greqi, vendi nuk do ta zgjidhë problemin me borxhin shumë të madh shtetëror.
"Përkundrazi, borxhin e ashpërson ky problem, sepse e dëmton rritjen. Vendosja e tatimeve çon tek recesioni dhe e vë vendin në kurthin e borxhit të lartë", sqaron profesori.