KESH, publikon të dhënat për situatën në HEC-e

Ka pasur një rënie niveli i ujit të tre hidrocentralet në Kaskadën e Drinit. Sipas informacioneve më të fundit të Korporatës Energjetike Shqiptare ka pasur gjithashtu rënie të prurjeve dhe shkarkimeve në këto tre hidrocentrale.
Sipas të dhënave, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 189.98 metra, prurjet janë 700 m3/sek dhe shkarkimet 1066 m3/sek.
Në hidrocentralin e Komanit niveli liqenit ka arritur 170.77 metra, maksimale e lejuar është 175 m, prurjet sot janë 1375 m3/sek dhe shkarkimet 1408 m3/sek.
Në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74,18 metra, kuota e lejuar është 76 metra, prurjet 1361 m3/sek dhe shkarkimet 1 433 m3/s.