E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Rehn takime në Athinë

Komisioneri për çështje ekonomike dhe monetare i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, cili do të vizitojë Athinën do të ketë një seri takimesh me përfaqësuesit më të lartë qeveritarë dhe opozitarë, raportojnë mediet greke.

Oli Rehn do të takohet me ministrin e Financave, Jorgos Papakonstantinu, me kryeministrin Jorgos Papandreu dhe me liderin e partisë kryesore opozitare Demokracia e Re, Andonis Samaras.

Paraprakisht, gjatë javës eurokomisioneri tha se për një kohë të shkurtër do të miratohet vazhdimi i afatit për shfrytëzimin e kredive të fituara greke, në vlerë prej 110 miliardë eurove, në mënyrë që vendi t`i tejkalojë vështirësitë gjatë shlyerjes së borxhit të vet.

Në drejtim të njëjtë ishin edhe deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të Fondit monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Shtros-Kan, i cili gjatë vizitës në Athinë, para dy ditësh, deklaroi se Fondi është i gatshëm të vendosë për ta vazhduar afatin e shfrytëzimit të kredive nga borxhi grek.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›