E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli i tregon deren aventurierit Rama

20-11-2010 / Gazeta 55

Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle ka refuzuar dje justifikimet e Edvinit dhe se ka quajtur zgjidhje oferten dyfytyreshe te PS per te mos hetuar fletet e votimit por per te mos dorezuar me shkrim ne parlament oferten e re. Komisioni Europian ka bere pergjegjese PS per ngercin 18 mujor dhe ka kercenuar se do ta akuzoje ate publikisht si pergjegjes nese Edi Rama sheq dore nga bojkoti dhe protestat e rruges

Kancelarite perendimore spajtohen me linjen destruktive te propaganduar prej muajsh me radhe nga klika e opozites nevrastenike. Kjo u faktua edhe njehere dje kur Brukseli zyrtar shpalli distancimin nga aksioni i opozites shqiptare edhe pse posacerisht per kete pune atje kishte shkuar vete kryetari i socialisteve Edi Rama.
Lideri i opozites zgjodhi udhetimin drejt selive te Brukselit pa nje arsyetim te qarte dhe logjik aq me teper kur objektivi i vizites ishte propozimi i fundit i PS-se per zgjidhjen e ngercit politik si dhe terheqja nga kerkesat e paqendrueshme per hapjen e kutive te votimit por kjo oferte ende si eshte bere e ditur krahut tjeter politik mazhorances dhe per kete ka fakte domethenese se opozita zgjodhi rrugen evazive. Edhe pse pritej nje prirje indiference dhe shperfillje nga ana e institucioneve te BE as me shume e as me pak kjo ka ndodhur.
Nje bisede e ftohte dhe sigurisht pa inkurajim mungese debati te qenesishem politik ku ne cdo moment ka mbizoteruar perplasja teorike mes grushtit te reprezaljeve qe udhehiqet nga Edi Rama dhe frymes e etikes europiano-perendimore te moderimit politik dhe progresist te zyrtareve te Bashkimit Evropian. Pra ne Bruksel u perplasen dy tablo te ndryshme. Njera qe synon te cenoje me cdo kusht kursin reformator te shumices parlamentare te pengoje integrimin si dhe te sfidoje dhe dhunoje ligjet kushtetuese dhe tjetra qe prej me shume se nje viti ka tentuar ta shpalle opoziten shqiptare si ilegjitime porsa kohe sjane respektuar asnje prej rekomandimeve te Keshillit te Evropes dhe Parlamentit Evropian.
Perkundrejt tendences se Edi Rames per te manipuluar aksionin e tij disa mujor tentative kjo per te perligjur sadopak levizshmerine e paarsyeshme dhe ecejakjen e pabaze prej nje kohe te gjate bene qe zyrtari i larte i Komisionit Evropian te mos komentoje cmendurine e Edi Rames por thjesht ti komunikoje atij se progres-raporti i fundit per Zgjerimin e Unionit u be ne baze te kriterit politik ne vend ku sic edhe u mesua Shqiperia nuk mori statusin e vendit kandidat.
Ne beme vleresimin per situaten politike. Mos perputhshmeria mungesa e dialogut konstruktiv prej nje kohe te gjate dhe bojkotimi i parlamentit per nje kohe te gjate sherbyen per elementet negative ne raport mesohet ti kete thene Komisioneri per Zgjerimin Fule kreut te socialisteve Rama.
Edhe pse Brukseli ka racionalizuar qendrimin real ndaj ngercit politik ne Shqiperi duke i kerkuar opozites respektimin e kuadrit ligjor dhe Kushtetuten dje u formalizuar zyrtarisht se alternativa e dhunes e bllokimit te perspektives se integrimit inicimi i krizave politike ska vend ne frymen progresiste dhe evropiane te Bashkimit Evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›