E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj Abuzuat me tenderin e uniformave

Komisioni i Sigurise Basha Buxheti per zgjedhjet lokale i mjaftueshem

Buxheti per zgjedhjet lokale perplas Ministrine e Brendshme dhe perfaqesuesit e opozites ne Komisionin e Sigurise. Debati mes Ministrit Lulzim Basha dhe perfaqesuesve te opozites si Piro Lutaj dhe Asllan Dogjani kane sjelle edhe anulimin e mbledhjes per raportim edhe te shefit te SHISH-it Bahri Shaqiri. Drejtori i SHISH-it megjithese erdhi ne Kryesine e Kuvendit ku zhvillohej edhe mbledhja e Komisionit te Sigurise Kombetare nuk ka mundur dot te paraqese kerkesat e tij ne komision duke e shtyre raportimin e kerkesave te tij diten e hene. Buxheti nuk ploteson kerkesat dhe standardet eshte shprehur deputeti Dogjani perballe ministrit Basha. Ky i fundit eshte pergjigjur se jam i kenaqur per buxhetin. Ploteson standardet per zgjedhjet e ardhshme. Buxheti i 2010-s eshte realizuar me sukses. Te krenohemi me punen e policise. Rritje me 35 te evidentimit te krimit. Eumlshte rritur kapja e autoreve. Nje tjeter ceshtje qe shkaktoi perplasje ne komision ishin protestat ne Dukat per pronat. Ministri Basha akuzoi Partine Socialiste se po nxit protestat qe sipas tij udhehiqen nga nje kontingjent kriminal. Pas kundershtimeve te opozites ministri Basha eshte vendosur serish perballe kundershtive te opozites. Tenderi i uniformave ishte nje tjeter ceshtje qe u prek ne Komisionin e Sigurise Kombetare. Policet nuk jane te pajisur me mjetet e nevojshme. Ka pasur dhe ka abuzime me tenderet e uniformave tha deputeti Pirro Lutaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›