E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kunder Kushtetueses per pensionet e ushtarakeve

Ish-ushtaraket pensioni suplementar mujor 41 mije leke ndersa i pleqerise 21 mije leke

Qeveria hedh poshte vendimin e Gjykates Kushtetuese te dates 26 maj 2010 per pensionet suplementare te ushtarakeve. Treshja dominuese e Partise Demokratike Berisha-Topalli-Bode kane bere rillogaritje te reja per pensionet suplementare te ushtarakeve duke iu kundervene edhe gjykimit te Gjykates Kushtetuese pese muaj me pare. Ne relacionin e hartuar nga ministri i Financave Ridvan Bode vendimi nr. 33 i dates 26.04.2010 i Gjykates Kushtetuese konsiderohet nga qeveria si nje vendim qe ka sjelle pasoja anormale. Drafti eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave me date 10 nentor 2010 dhe mban firmen e Kryeministrit Sali Berisha. Perpos kesaj edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka protokolluar me date 17 nentor per ta derguar direkt kete projektligj ne diskutim ne komisionet parlamentare dhe me pas per miratim ne Parlament. Kushtetuesja e shfuqizoi vendimin e qeverise ne maj 2010 si antikushtetues nderkohe qe qeveria e rikthen serish ate ne qender te vemendjes ne nje model me te moderuar.

Projektligji

Qeveria rindryshon brenda vitit ligjin per pensionet suplementare te ushtarakeve te Forcave te Armatosura policise Gardes SHISH-it dhe Policise se Burgjeve. Duke filluar nga data 27 qershor 2009 te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi te ushtarakeve punonjesve te policise Gardes do te rillogariten dhe nuk do te kufizohen me dyfishin e pensionit baze pra me pension maksimal te pleqerise por cdo perfitues per 15 vite sherbimi do te perfitoje nje pension sa 50 e pages referuese mesatare si dhe nje shtese 2 ne vit te pages referuese per cdo vit sherbimi mbi 15 vjet per meshkujt dhe 12 vjet per femrat. Ne projektligjin e ri te qeverise citohet se heqja e tavaneve te perfitimeve te percaktuara ne ligjin nr. 7703 nga vendimi i Gjykates Kushtetuese ka cenuar balancat e percaktuara per mbrojtjen sociale nga sigurimi shoqeror ne Shqiperi ka atakuar parimet dhe rregullat e percaktuara per zbatimin e tatimit mbi te ardhurat personale.

Kostoja dhe perfituesit

Per te gjithe ata qe kane dale ne pension nga data 30 qershor 2009-01 korrik 2010 jane perllogaritur 1.164 milione leke. Keto efekte financiare shtese i perfitojne rreth 7400 persona nga 11312 persona qe trajtohen me pensione te parakohshme per vjetersi sherbimi. Perfitimi mujor per personat qe kane dale ne reforme nga viti 2004 e ne vazhdim perllogaritet 41 mije leke. Nderkohe mbi keto te ardhura nuk aplikohet tatimi mbi te ardhurat personale dhe nderkaq pensioni maksimal i pleqerise per 35 vite sherbim eshte i kufizuar me dyfishin e pensionit baze ose e perkthyer ne shifra me 21.380 leke ne muaj. Vec kesaj nga buxheti i shtetit paguhet edhe kontributi i sigurimit shoqeror te detyrueshem nderkohe qe te gjithe te punesuarit kontributin ne masen 11.2 te pages e perballojne nga te ardhurat e tyre mujore.

Llogaritja e pensionit

Ne kete projektligj parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te castit kur nje perfitues perfiton pension. Meqenese nje ushtarak mund te dale ne pension te parakohshem ne moshen 47 vjec mund te arrije nje vjetersi sherbimi prej 27-28 vjetesh duke perllogaritur edhe periudhen e shkolles se larte si vjetersi sherbimi. Mbi bazen e kesaj vjetersie parashikohet qe nje ushtarak te marre 1.5 te pages mesatare neto. Per ata persona qe per shkak te pages se ulet parashikohet te mos kete pension te parakohshem me te ulet se pensioni baze. Me qellim rritjen e perqindjes se pjeses qe perballohet nga kontributi dhe zbutjen ne buxhet te efekteve financiare qe rrjedhin nga zbatimi i gjithe skemes ne projektligj eshte parashikuar qe kontributi suplementar nga 2 qe eshte aktualisht te behet 5 me nje efekt shtese ne te ardhurat e skemes prej 20 milione lekesh ne muaj ose 240 milione leke ne vit qe parashikohet te fillojne nga muaji janar i vitit 2011. Vec ketyre ne projektligj parashikohet qe te gjitha efektet financiare shtese qe rezultojne nga rillogaritjet dhe qe kalojne limitin e pensionit minimal per shkak se nuk jane te mbuluara me fonde nga buxheti i vitit do te duhet te likuidohen per cdo perfitues me keste. Norma e re e kontributeve do te hyje ne fuqi nga data 1 janar 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›