Kapen furnitorët e heroinës për gjimnazet
Aksioni i Antidrogës, pranë shkollës së mesme "Partizani", në Tiranë. Sekuestrohen 610 gramë drogë dhe arrestohen dy poseduesit, kushërinj.
TIRANE Skuadra e Antidrogës zbulon një pikë distibutore të heroinës për shpërndarësit e gjimnazeve në Tiranë. Policia ka sekuestruar drogë dhe armë në një banesë me qira pranë gjimnazit "Partizani" dhe në një banesë tjetër në Vorë. Janë sekuestruar 610 gramë heroinë e përgatitur për shpërndarje dhe kanë rënë në pranga dy poseduesit e drogës, djem tezesh me njëri-tjetrin. Aksioni i policisë, i koduar "Finish", është zhvilluar të premten mbrëma, dhe u konkludua me arrestimin e korçarit Oltian Najtellari, 25 vjeç dhe kushëririt të tij, Matildo Mezini. Dy kushërinjtë janë marrë në pyetje nga oficerët e Antidrogës në lidhje me origjinën dhe mënyrën e sigurimit të lëndës narkotike, si edhe për rrjetin e shpërndarësve, kryesisht për atë në shkolla.
Skuadra e Antidrogës së Tiranës kishte të paktën një javë që survejonte lëvizjet e korçarit nga fshati Ravonik, i cili kishte marrë një banesë me qira pranë shkollës "Partizani". Najtellari, kishte pasur precedentë të mëparshëm me drogë në Korçë, ndërsa agjentët e kryeqytetit kishin zbuluar lidhje të dyshimta të tij me shpërndarës, përdorues dhe furnitorë droge në Tiranë.
Në momentin që oficerët kanë siguruar informacionin se Najtellari kishte mbledhur një sasi të konsiderueshme heroine dhe do ua ndante shpërdarësve, të cilët shesin pranë territoreve të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare, kanë ndërhyrë. Në momentin e ndërhyrjes, Najtellari ka qenë së bashku me djalin e tezes, Matildo Mezini. Atyre u janë kapur disa doza me vete dhe me gjithë sasinë e gjetur në banesën me qira të Najtellarit, bëheshin rreth 335 gramë heroinë. Najtellarit i është gjetur edhe një pistoletë tip TT, të cilën e mbante pa leje. Kontrolli në banesën e Mezinit ka zbuluar 275 gramë të tjera heroinë. Dy djemtë e tezeve janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku janë vënë nën akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërsa për Najtellarin, edhe armëmbajtje pa leje.
(s.g/BalkanWeb)