E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kadastra, merren tapite

SARANDE - Grabitesit kane vene dore ne zyren e kadastres se Sarandes, dhe vjedhja e bere me thyerje te deres se jashtme te kadastres, eshte konstatuar rreth ores 10:00 te dites se djeshme. Burime zyrtare nga komisariati i Sarandes, pohuan se, ne vendngjarje ka mberritur nje grupi hetimor, por ka qene e pamundur te percaktohet autori. Ka qene pergjegjesi i zyres se kadastres, Taip Madani i shtruar prej disa ditesh ne spital, qe rreth ores 10:00 ka lene spitalin dhe ka shkuar ne zyre per te bere nje kontroll dhe per ti sherbyer nje qytetari. Sapo ka shkuar para deres se arkivit ku ndodhet zyra e tij e punes ne te cilen eshte vendosur prej pese vitesh tere dokumentacioni i pronesise se ish-pronareve dhe pronave e titujve kadastral ne pergjithesi toke are, bujqesore apo pemishte shteterore, ish-kooperativave apo ish-NB-ve etj., regjistruar gjate Reformes Agrare ai eshte stepur. Aty ka pare se, dera e zyres ishte shqyer.

Sapo ka futur koken brenda mjediseve te zyres pa prekur asgje ai ka konstatuar se, ne zyre mungonte kasaforta prej hekur e cila kishte brenda tere dokumentacionin e pronave dhe ne vecanti regjistrat themeltare, ku jane te shenuara tere pronat e pronareve te ligjshem. Ne kete kasaforte ndodhej i vetmi dokumentacion qe provon pronesine e secilit nga ish-pronaret. Ne kete kasaforte kane qene tere dokumentet te cilave iu jane referuar tere punonjesit e arkivit te kadastres qe nga viti 1990 per te dhene dokumentacionin e nevojshem qe provon pronesine ose jo te secilit. Pikerisht keto dokumente te rendesise se vecante pergjegjesi i zyres i mbante te kycura ne kasaforte. Ai sqaron se nuk linte kurre dokumente te tilla mbi tavoline per vet rendesine qe ato kishin.

Sapo ka pare qe mungonte kasaforta, ai ka njoftuar policine, e cila ka mberritur me urgjence ne vendngjarje duke konstatuar vjedhjen rende. Per vete permasat e kesaj vjedhjeje, Ministria e Brendshme ka nisur urgjent nje helikopter me specialist te kriminalistikes qendrore. Keta te fundit ne bashkepunim me specialistet e policise se Sarandes kane bere tere veprimet e nevojshme. Nga verifikimet eshte konstatuar se, dyert ishin hapur me thyerje. Gjate keqyrjes se zyres ne katin e dyte, jane mbledhur shume gjurme per te cilat policia beson se, jane te autoreve te vjedhjes.

"Te alarmuar per vjedhjen e ndodhur"

Te shqetesuar shume nga ish-pronaret kane pyetur gjate dites se djeshme, nese keto libra ndodhen edhe ne ndonje zyre tjeter, me qellim qe te mos humbasin pronat. Nga burime brenda policise mesohet se jane ndertuar disa pista te vjedhjes se kadastres. Nga prokuroria eshte ngritur nje grup hetimor qe punon me policine. Ish-pronaret kane deklaruar se, personat qe kane bere kete vjedhje kane pasur si, qellim te zhdukin librat e regjistrat e pronave. Sipas tyre, dikush eshte i interesuar te mbuloj gjurmet e pronave te fituara ne vite dhe aktualisht ndjen rrezikun e verifikimit ballafaquar me dokumentet e kadastres te dhena nder vite ose kerkohet nga ndonjeri qe te kete ekskluzivitetin e mbajtjes dhe me pas te shitjes se informacionit.

Kryeregjistruesi

Tapi Madani, i kontaktuar prane mjediseve te zyres se kadastres tha se, vjedhja eshte e

rende dhe se ishte jashtezakonisht i tronditur. Jane vjedhur sipas tij librat me te rendesishem ne te cilat jane te regjistruara titujt e pronesise si dhe pronaret e pronat ne tere rrethin e Sarandes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›