E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj njeh hilet e Partizanit

Mesfushori dhe lojtari i kombetares sone, Elis Bakaj do te kete peshen kryesore tek ekipi i tij Dinamo, ne derbin e se dieles ndaj Partizanit, per te udhehequr blute drejt suksesit. Dinamos i duhet patjeter fitorja dhe Artion Poci, deklaron se ekipi i tij ka lojtare me cilesore dhe do ta fitoje derbin, ne baze te kualiteteve. "Synojme titullin dhe po mendojme nje fitore ndaj Partizanit", - theksoi Poci. Elis Bakaj gjate pjeses se pare te kampionatit ishte pika me e forte per Partizanin. Dinamo e bleu gjate merkatos se dimrit, por mesfushori prishi shume pune, pas aktivizimit ne ndeshjen e kupes. Duke qene se ai kishte luajtur me pare me Partizanin, Dinamo u skualifikua ne gjysmefinale. Mesfushori Bakaj do te jete pika me e forte e dinamoviteve, per te mundur Partizanin ne derbi. Vetem ne rast fitoreje, te kuqte do te vihen ne ndjekje te Vllaznise dhe Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›