E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti dëshiron Ancelottin te Roma

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, dëshiron që menaxheri i shkarkuar i Chelseat, Carlo Ancelotti, të bëjë një rikthim emocional në klub.

Pavarësisht se ish-bashkëlojtari i tij Vincenzo Montella aktualisht po e drejton ekipin,Totti do ta mirëpriste ish-yllin e Romës, Ancelottin, në rast rikthimi në klub.

“Shpresoj që Ancelotti të jetë në garë për të drejtuar Romën pasi është larguar nga Chelsea”, ka deklaruar Totti.

Ancelotti dje ka thënë se dëshiron të mbetet në Premier Ligë pas shkarkimit si trajner i Chelseat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›