KQZ nis mbledhjen për rezultatin përfundimtar të Tiranës

Në këtë mbledhje pritet të miratohet tabela përmbledhëse për KZAZ-në 49, njësia bashkiake 5, për të vijuar më pas me rezultatin për kandidatin fitues në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë mbledhjes së paradites, përfaqësuesit e opozitës në KQZ kërkuan kohë për të shqyrtuar aktin e paraqitur nga administrata e Komisionit, pasi nuk ishte njohur me të. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes u mor me konsensus nga 7 anëtarët e KQZ. Përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste në Komision kërkuan kohën për t’u njohur me aktin e propozuar nga KQZ-ja për shpalljen e tabelave të rezultatit përfundimtar për kryeqytetin. Në fakt, ata kërkuan 24 orë kohë, por kreu i KQZ-së, Arben Ristani kërkoi që të lihej vetëm tre orë kohë.
Nga 17 maji deri me 22 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 125 kuti, ku gjendeshin fletët e kontestuara që ishin hedhur ne kutitë e gabuara.
Kështu u gjetën të hedhura në kutitë e gabuara 171 vota për kandidatin e "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Bashën dhe 83 vota për kandidatin e "Aleancës për të Ardhmen", Edi Rama, me një diferencë prej 88 votash në favor të kandidatit të maxhorancës./Start/
2011-05-23 17:19