E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kritika per gjendjen ne arsim

Partia Socialiste rikthen ne fokusin e saj ceshtjen e arsimit ne vend dhe shpreh shqetesimin per mosrealizimin e investimeve ne kete sektor per vitin 2008.

"Eshte mjerim i plote fakti qe deri ne fillim te tetorit Ministria e Arsimit kishte realizuar 37 perqind te investimeve ne arsim dhe dy te tretat e buxhetit rrezikojne te digjen", u shpreh Ledi Shamku, anetare e kryesise se PS-se.

Por edhe buxheti i vitit 2009, sipas zonjes Shamku nuk sjell permiresime ne sektorin e arsimit.  

PS eshte ne fazen e hartimit te programit te ri qeverises, ku problemet e arsimit pritet te zene nje vend te vecante.

Pak kohe me pare ne lidhje me kete ceshtje PS, organizoi konferencen kombetare ne qytetin e Durresit, pas nje vezhgimi ne bashkite dhe komunat e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›