E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia 34 vjeçari i akuzuar për trafik

Është bërë e mundur sot ekstradimi nga Greqia i Fatmir Kodhelaj, 34 vjeç, nga Fieri. Kodhelaj akuzohej nga drejtësia shqiptare për dhënien e ndihmës për kalim e paligjshëm të kufirit. Këtë kalim ai e kryente kundrejt shumës prej 1700 euro. 

TIRANE- Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, ka bërë të mundur sot ekstradimin nga Greqia të shtetasit Fatmir Kodhelaj, 34 vjeç, nga Fieri.
Kodhelaj është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 3 vjet burg dhe 4 milionë lekë gjobë, për veprën penale të “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”.
34 vjeçari bëhet e ditur se është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 13 shkurt të vitit 2006, me mjetin e tij me targa greke XY 3009, ka tentuar të kalojë në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi shtetasen shqiptare L. Z, duke përdorur pasaportën e bashkëshortes së tij, kundrejt pagesës prej 1700 euro. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se Kodhelaj, është arrestuar në Athinë, me qëllim ekstradimi e tij në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit i arrestuari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që kanë dërguar në qeli.(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›