Topi dhe Lohan: Vizion i ri per dialogun politik

Presidenti Topi shprehu besimin se ky grup i ri studentesh do te kontribuoje jo vetem ne politike por ne te gjithe sektore kyc per vendin duke dhene nje shtyse te rendesishme per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
Ne te njejten vije ishte edhe ambasadori Lohan, i cili nuk ju largua as komentit per raport progresin e publikuar pak dite me pare.
"Kjo me jep mundesine te rikthehem tek progres raporti per Shqiperine ku Komisioni Evropian nenvizon nevojen per shtimin e dialogut konstruktiv mes partive dhe forcave politike ne Shqiperi. Ju pa dyshim mund te luani nje rol te rendesishem ne kete ceshtje. Jam shume i kenaqur qe ne kete shkolle diskutohet shume per ceshtjet e integrimit. Paketa e komisionit edhe njehere shenon perspektiven e qarte te integrimit te Shqiperise dhe une uroj qe ju te jepni kontributin tuaj per progresin e shqiperise ne rrugen drejt integrimit",u shpreh Lohan.
Shkolla e studimeve politike me mbeshtetjen e Keshillit te Europes eshte hapur per here te pare ne Rusi ne vitin 1992 dhe aktualisht shtrihet pervec Shqiperise ne vende si Rumania, Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Bosnje e Herzegovina, Kosova e Kroacia.