Hidhet në treg kartëmonedha e re 1000 lekëshe
Në datën 14 nëntor 2008 del në qarkullim kartëmonedha e re 1 000 lekëshe. Ndryshe nga emetimi i mëparshëm, kartëmonedha e re do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit.
TIRANË- Banka e Shqipërisë në datë 14 nëntor 2008, do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën e re të prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2007. Në një njoftim të Bankës së Shqipërisë thuhet se vendimi i marrë në 2006-ën është në përputhje me programet e Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim, modernizimin kartëmonedhës së prerjes 1000 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Kartëmonedha e re, e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit.
Më konkretisht, në kartëmonedhën e re ndryshojnë elementet të tillë si: firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe e Drejtorit të Emisionit, viti në trupin e saj do të jetë 2007, shtohet elementi i qosheve të përforcuara, rritet gjerësia e fillit të sigurisë,
relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave, kartëmonedha është llakuar për ta mbrojtur nga lagështia.
Duke filluar nga 14 nëntor 2008, kartëmonedha e prerjes 1000 Lekë, emetim i vitit 2007, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.
(O.Zh, BalkanWeb)