E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat fushate fyese kunder shqiptareve ne Zvicer

ZVICER- Pas vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen nje parti me ndikim ne jeten politike te Zvicres ka nisur nje fushate fyese kunder dy vendeve.
Lajmin publikuar ne mediat e huaja mund ta lexoni edhe ne http//www.telegraph.co.uk/news/worldnees/europe/italy/8146696/Anti-immigrant-political-party-issues-image-of-naked-models.html shoqerohet me dy foto.

Njeren me femra nudo buze liqenit te Zyrihut te kapura perdore dhe te pasmet me rere dhe fotoja tjeter me gra e vajza me shami ne koke qe lahen ne nje pellg me uje te piste. Sipas diciturave shoqeruese fotoja e dyte tregon gra e vajza myslymane shqiptare e boshnjake.

Fushata eshte ndermarre nga Partia Popullore SVP e Zvicres e cila ka vendosur te kerkoje nje referendum mbi emigracionin dhe synon te sensibilizoje vendasit me pasojat e hyrjes se shtetasve te huaj.

Zedhenesi i SVP ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistet e VVohlen ne perendim te Zyrihut dhe shtoi se ajo nuk pritet te miratohet ne shkalle kombetare. Sipas sondazheve te bera se fundi 54 e Zvicres do te votojne ne favor te mases drastike ndaj emigranteve ndersa 43 kunder.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›