E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia, nje kantier i Ballkanit

Kryeministri Berisha mori pjese dje ne, ne inaugurimin e fillimit te punimeve per fabriken e re te cimentos, ne Balldren te Lezhes. Gjate fjales se tij, kryeministri shprehu bindjen se gjate viteve te ardhshme Shqiperia do te behet edhe kantieri ndertues i Ballkanit, duke u nisur nga kushtet e mire qe qeveria ka krijuar per investitoret e huaj. Duke u nisur nga fakti qe fabrika e cimentos eshte nje investim i biznesit italian, kryeministri Berisha e konsideroi vendin fqinje, si nje nga partneret kryesore te Shqiperise per sa i perket marredhenieve tregtare. Por Berisha, falenderoi qeverine italiane edhe per ndihmen e dhene ne proceset integruese te Shqiperise, si NATO dhe Bashkimi Evropian. Ne ceremonine e djeshme ne Balldren, mori pjese edhe ambasadori i Italise, Saba D'elia deputete te Lezhes dhe perfaqesues te pushtetit vendor. Gjate fjales se tij, ambasadori italian theksoi se marredheniet mes dy vendeve, jane shume miqesore ne te gjitha fushat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›