E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Shperndarje falas per kartat e identitetit, eksperimentet me vone

Levizja Socialiste per Integrim shprehet se vendimi i fundit i Qeverise eshte i destinuar te shtoje konfuzionin, nga njera ane, dhe nga ana tjeter rrezikon qe te demotivoje me tutje qytetaret per t'u perfshire ne proces dhe per t'u pajisur me kartat e identitetit. Zevendeskryetari i LSI, Pellumb Xhufi, deklaroi dje se duke konsideruar keta faktore te mesiperm, si dhe momentin ne te cilen ne ndodhemi, pasi nuk ka me kohe per te gjetur apo per te shpikur zgjidhje te tjera eksperimentale, LSI eshte e mendimit qe duhet gjetur nje zgjidhje e fundit, e vetme, nje zgjidhje e shpejte, radikale, gjitheperfshirese. Kjo parti ben thirrje qe zgjidhja e fundit eshte ajo e shperndarjes dhe pajisjes me karta identiteti pa e lidhur procesin me pagesen dhe falas, ne kuptimin imediat. "Ne gjykojme pastaj qe ne nje moment te dyte shteti i ka te gjitha mundesite qe t'ia nenshtrojne pagesen qytetareve, kategorive te ndryshme, me nje baze te drejte, ne baze te te ardhurave, por kjo natyrisht do kohen e saj", deklaroi Xhufi. Sipas tij, ajo qe behet sot eshte ndarja e shoqerise shqiptare ne disa kategori pasi, dhe se ajo qe karakterizon shoqerine shqiptare per fat te keq eshte informaliteti dhe eshte shume e veshtire sot, me nxitim, te besh nje ndarje te kategorive te ndryshme te qytetareve shqiptare. Per LSI ne kete pike qendron veshtiresia, pervec faktit qe nuk ka pasur nje koherence nga politikat e qeverise, nuk ka pasur nje qendrim ne nje vendim te pjekur. Dy dite me pare, Qeveria ka marre nje vendim, i cili sanksionon shperndarjen falas te kartave te identitetit per disa kategori qytetaresh si dhe uljen e tarifave per kategori te tjera. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›