E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Kallezimi penal, Ina Rama ka shkelur ligjin

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka pranuar te sqaroje pozicionin e tij, pak dite pasi ne cilesine e deputetit, njoftoi permes avokatit te tij kallezimin penal ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe kreut te grupit hetimor te ceshtjes "Gerdeci", Sokol Stojani, per akuzen e nxjerrjes se akteve dhe te dhenave sekrete te hetimit. "Prokurorja ka shkelur ligjin dhe ka urdheruar vartesit e saj, si Stojani te shkelin ligjin. Se pari ka bere publike fakte te hetimit dhe ka bere interpretim te njeanshem te tyre, e cila bie ndesh me Kodin e Procedures Penale, neni 103. Ina Rama jo vetem ka bere kerkesen per heqjen e imunitetit tim me vendim politik, por dhe ka shkelur qellimisht ligjin duke synuar qe te realizoje qellimin e saj kriminal ne demin tim dhe te mazhorances", deklaroi Mediu. I pyetur nese kallezimi penal ndaj Ina Rames i bere dite me pare perben nje presion ndaj organit te akuzes, ish-ministri tha se "Nuk e bej aspak per presion ndaj prokurorise, por eshte kjo prokurore, e cila ne menyre te vazhdueshme ka nxjerre te dhena ne media, gjysem te verteta dhe mashtrime me qellim kriminal qe te krijoje nje opinion kunder meje, si dhe te justifikoje qellimin e saj jo ligjor por politik". "Asaj prokurorie i eshte bere presion ne menyre te vazhdueshme qe te shmange hetimin dhe te akuzoje ish-ministrin e Mbrojtjes, dhe per kete arsye e bera kallezimin dhe prita deri sa dosja te shkonte ne gjykate", ka qene deklarata e Mediut, nderkohe dosja "Gerdeci" pritet te shqyrtohet ne Gjykaten e Larte, ne 4 maj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›