E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria rriti 10% tatimin mbi fitimin

Kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama, deklaroi diten e djeshme se qeveria ka rritur taksat dhe konkretisht tatimin mbi fitimin ne masen 10% te fitimit dhe kjo, jo me si e ardhur lokale por nacionale. Per kete arsye, kryebashkiaku i kryeqytetit ka vizituar disa biznese, duke vene ne dukje faktin qe tashme te gjitha bizneset e vogla, duhet te derdhin brenda dates 31 mars, ne llogarine e buxhetit te qeverise Berisha, vleren prej 10 % te fitimit te realizuar deri ne fund te vitit 2008. Rama ka ndalur ne nje furre buke, ne rrugen Fortuzi dhe ka biseduar me pronarin, nje bisede e cila u perqendrua ne pasojat negative qe ky tatim i dyfishte, do te sjelle per te gjitha subjektet tregtare, qe kane nje xhiro vjetore mbi 2 milione leke. "Ne mungese te plote transparence, cdo njesi prodhimi, cdo biznes, merr nje goditje shume te rende dhe tani per fat te keq, kryeministri thote se: "i ka pushteti vendor, i ka bashkia; po dominojne mbi biznesin", apeloi Rama, nderkohe qe sipas tij rendesa, biznesit i vjen pikerisht nga tatimi mbi fitimin qe eshte edhe tatim i dyfishte pervec te tjerash. Ai siguroi se pas 28 qershorit ky trajtim i biznesit do te marre fund dhe ne do te ndertojme nje aleance me biznesin, duke e mbeshtetur ate ne menyre qe te luftojme papunesine dhe te luftojme varferine. "Gjate 3 viteve te fundit, bashkia e Tiranes ka ulur me 30 % taksen e biznesit te vogel dhe ate te pasurise nga niveli i percaktuar me ligj, per te gjitha bizneset e prodhimit ne qytetin e Tiranes, me qellim lehtesimin ne kushtet e krizes energjetike qe kalonte vendi", perfundoi fjalen e tij, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›