E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksimetrat, miratohen tarifat e sherbimit taksi

Nje xhiro taksie, qe i kalon te dy kilometrat do te kushtoje shume me teper se 300 leke, sa ka kushtuar deri tani. Specialistet e transportit kane perllogaritur koston e nje udhetimi disa kilometersh, duke futur edhe tarifat e reja qe u miratuan mbreme vone nga Keshilli Bashkiak. Keshtu, sipas llogaritjeve te deritanishme, nje xhiro prej 7 kilometrash kushton me shume se 800 leke. Ndersa nje xhiro 5 kilometershe kushton 625 leke te rinj. Hartuesit e projektvendimit e kane llogaritur ne dy menyra koston e udhetimeve, sipas atyre mesatare dhe maksimale te rekomanduara. Keshtu, sa u perket tarifave mesatare, per distancen deri ne 2 kilometra, nje pasagjer do te paguaje 300 leke, por ne rastet kur distanca eshte me e madhe se dy km, atehere behen llogari te tjera. Keshtu, pervec saj futen edhe nje sere tarifash dytesore, qe llogariten ne cmimin perfundimtar. Behet fjale per tarifen per lajmerimin (thirrjen) e taksise qe eshte 50 leke, tarifa per cdo kilometer qe eshte 90 leke, tarifa per kohen e pritjes (per ore), 1900 leke. Nderkaq, kur rezervimi behet me radio taksi, tarifa eshte 60 leke. Gjithashtu, specialistet kane llogaritur edhe komponentet e tarifes mesatare, me 7 kilometra, koha mesatare e pritjes se udhetarit eshte 3 minuta, ndersa pjesa e rezervimit me radio llogaritet 50 per qind. Keshtu, tarifa e pergjithshme, mesatare kap shifren 805 leke, ndersa ne kete rast tarifa mesatare per distancen deri ne 2 km nuk merret ne konsiderate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›