Berisha: Shqipëria nuk u prek nga kriza
Raporti i Komisionit Europian për vitin 2012 konfirmoi modelin ekonomik të ndjekur nga qeveria pasi parametrat ekonomikë të Shqipërisë janë më pozitiv dhe më të konsoliduar krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ky i ishte qëndrimi i kryeministrit Sali Berisha mbi këtë raport që siç tha vlerëson se vendi pati rritje ekonomike më 1.7 % dhe rritje të shifrave të punësimit, dhe që në një të njëjtën kohë përgënjeshtron qëndrimet e opozitës.
“Rritja pozitive e Shqipërisë ishte 1.7 dhe punësimi u rrit me 0.5 %. Ja pra, përgjigja që i jep Komisioni Evropian matematikës të Kosta Barjabës dhe Edi Ramës”, deklaroi kryeministri përpara kabinetit qeveritar. Sipas tij vitin që lamë pas borxhi publik shkoi në 61 %, ndërkohë që për këtë vit qeveria e ka parashikuar tek 62.6 % dhe pas këtij viti fillon kthesa. Borxhi publik në mënyrë graduale do të zbritet. Ky është zotimi ynë solemn”, premtoi ai, duke vlerësuar më tej se efektet pozitive të paketës së re fiskale do të shfaqen pas disa muajsh.
“Ne vendosëm paketën e dytë të reformave shumë të rëndësishme, të cilat do të japin efektin e pritshëm nga më së shpejti, tremujorin e 4-t të këtij viti, kurse më të ndjeshëm vitin e ardhshëm”,- tha Berisha.
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Berisha: Shqipëria nuk u prek nga kriza burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email