E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiperia, perkrah Kosoves

Fatjona Mejdini
Perfaqesuesit e mazhorances gjate gjithe dites se djeshme nuk kane nguruar te bejne urimet dhe pershendetjet per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Kryeministri Berisha, njekohesisht lideri i Partise Demokratike ka zgjedhur te pershendes shqiptaret kudo qe gjenden pak caste pasi Kuvendi i Kosoves kishte votuar shpalljen e pavaresise. Nga zyra e tij ne kryeministri, Berisha uroi popullin kosovar per ate qe e quajti ditelindja e ketij populli. Sipas tij, pavaresia e Kosoves e ben kontinentin evropian me te drejte, sepse i jep fund nje prej padrejtesive me te medha, te realizuar ne fillim shekullin e kaluar. Kryeministri Berisha theksoi ne fjalen e tij edhe sakrificat e bera nga populli kosovar per te fituar pavaresine, duke i falenderuar ata per forcen dhe dinjitetin qe ruajten per te fituar lirine. "Per 90 vjet, ata perjetuan regjimin me te eger kolonial dhe nuk u mposhten, por mbajten te gjalle besimin tek liria, dinjiteti dhe e ardhmja", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Kreu i qeverise theksoi se pala shqiptare do te bashkepunonte ne menyre te ngushte me SHBA-ne dhe vendet e tjera te Bashkimit Evropian ne menyre qe te jap kontributin e saj per forcimin e demokracise ne kete shet te ri.
"Dua te garantoj se qeveria shqiptare do te jape te gjithe ndihmesen e saj per konsolidimin e pavaresise se Kosoves, do te bashkepunoje ngushte me SHBA dhe BE, per suksesin e plote te ketij akti madhor jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe Ballkanin, per konsolidimin e dokumentit te Presidentit Ahtisaari", siguroi Berisha gjate pershendetjes se tij te djeshme. Po keshtu shpalljen e Pavaresise se Kosoves e pershendeti dje edhe ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha. Sipas tij, pavaresia ofron oportunitete te jashtezakonshme per rajonin tone, per nje pershpejtim te proceseve euro-atlantike per te gjitha vendet, duke perfshire ketu edhe Serbine. Shpallja e pavaresise nga Kuvendit i Kosoves u pergezua dje edhe nga kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu njekohesisht minister i Mbrojtjes. Po keshtu kjo ngjarje e shenuar u pershendet edhe nga kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, njekohesisht minister i Shendetesise.
Fatmir Mediu
"Pavaresia e Kosoves eshte nje nga momentet me te rendesishme, moment te cilin do te doja ta jetoja shpirterisht ne Kosove. Kjo fitore e madhe, eshte nje nga ngjarjet me te medha per shqiptaret, duke filluar qe nga shekulli i kaluar e deri tani dhe e cilesoj si nje hap teper te rendesishem per te hapur nje dritare te re ne te gjithe Ballkanin "
Gazmend Oketa
"Eshte e veshtire te besh nje ndarje midis qeverise dhe atmosferes se gjithe qytetareve shqiptare. Me te njejtat emocione, edhe ne si qeveritare presim oret e fundit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves, qe natyrisht eshte nje nga ditet me emocionuese, per te gjithe qytetaret shqiptare, per te gjithe bashkekombesit tane kudo qe ndodhen"
Nard Ndoka
"Kjo date do te mbetet ne memorien tone kombetare, krahas 28 nentorit te 1912-es, si nje date kur Shqiperia dhe Kosova kane hyre tashme ne nje etape te re ne historine e tyre, gje qe do te reflektoje nje ndryshim rrenjesor ne jeten dhe ne te ardhmen e tyre. Eshte kenaqesi dhe emocion i vecante te jetosh dite te tilla, qe jane te rralla ne historine e cdo populli"
Lulezim Basha
"Pavaresia e Kosoves, ndryshe nga cdo akt tjeter qe ka ndodhur ne Kosove ne 100 vitet e fundit, nuk drejtohet kunder asnje etniteti, apo kunder asnje shteti apo pale. Ajo ofron oportunitete te jashtezakonshme per rajonin tone, per nje pershpejtim te proceseve integruese evropiane dhe euro-atlantike per te gjitha vendet, duke perfshire edhe Serbine"
Spiro Peci
"Shqiptaret po jetojne diten me te shenuar te historise, diten kur po krijohet shteti i dyte shqiptar, shteti evropian i Kosoves. Gjithashtu kjo dite eshte nje dite fitoreje edhe per edhe per pakicat, te cilat do te ndjehen qytetare evropiane ne Kosoven e pavarur e demokratike. Kosova e lire do te filloje ndertimin e shoqerise moderne evropiane"
Aleksander Biberaj
"Kjo eshte nje dite e shenuar per popullin shqiptar, pas asaj te 28 Nentorit 1912. Pas rreth nje shekull vuajtjesh, sakrificash dhe gjaku te derdhur, me ne fund Kosova sot do te jete e lire. Nje rol te madh per kete dite kane SHBA dhe vendet e BE-se, por edhe politika shqiptare per rreth 17 vjet dhe perpjekjet e saj per ceshtjen kosovare, ne aspektin nderkombetar"

Majlinda Bregu
" Kete dite po e presim me nje emocion te vecante, por edhe me qetesi, sigurisht edhe me entuziazmin qe shoqeron nje moment historik, jo vetem per Kosoven dhe per Shqiperine, por per gjithe Ballkanin e rajonin, pse jo edhe per Serbine, pasi shkeputen nga nje e kaluar problematike dhe se bashku shohim drejt nje te ardhmeje te perbashket evropiane"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›