Politikanet, xhiro televizive
Rozeta Rapushi
Mungesen e prezences fizike ne Kosove me rastin e shpalljes se Pavaresise se saj, kreret e shtetit shqiptar por edhe politika ne pergjithesi, e kompensuan me daljet e shpeshta ne media. Nje gare me te vertete e pashpallur mes tyre, por qe ka rezultuar nje xhiro e vertete televizive, aq sa dhe shikuesit shqiptare jane hutuar nga prezenca ne forme rrethore e tyre ne te gjitha mediat vizive. Ne te gjitha mediat televizive u dhane direkt prononcimet e Presidentit, Kryeministrit si dhe krereve te partive politike me radhe. Lidhjet direkte me institucionet shqiptare, nderpresin here pas here lidhjet me Prishtinen e Beogradin ne momentet e shpalljes se pavaresise. I pari qe reagoi nga zyra e tij ishte kryeministri Sali Berisha. Menjehere sapo Kuvendi i Kosoves shpalli e votoi pavaresine e simbolet e shtetit te ri, kryeministri shqiptar nderoi duke u ngritur ne kembe e pershendetur pavaresine e shumepritur te Kosoves. Urim qe u dha shpesh nga mediat vendase.
Urime erdhen shume shpejt edhe nga presidenca. Ashtu sic paralajmeroi Presidenti i Republikes Bamir Topi nepermjet nje deklarate te posacme per shtyp pershendeti e uroi shtetin e ri te sapo krijuar. Nuk vonoi edhe reagimi i kryetarit te partise me te madhe opozitare, Edi Rama, i cili nga selia roze pushtoi ekranet televizive per te uruar shtetin e ri, Kosoven. Mbrapa nuk mbeten edhe kreret e forcave te tjera politike si Ilir Meta, Neritan Ceka, Paskal Milo apo Pandeli Majko si dhe anetare te qeverise si Bujar Nishani, Gazmend Oketa apo Fatmir Mediu. Ne te gjitha deklaratat e dhena nga kreret e institucioneve shqiptare, te ndodhur ketu, u vu re nje kujdes dhe maturi ne permbajtjen e tyre. Edhe pse uruan me perzemersi pavaresine e shtetin e ri, kreret shqiptare u rezervuan disi ne entuziazmin e treguar publikisht.
Por ajo qe ka qene me te vertete e habitshme ka qene fakti se politikanet shqiptare tashme e kane marre shume per zemer ftesen ne studio, qofte dhe ne edicionet e lajmeve, mjaft qe te jene prezente fizikisht ne ekranet tona. Dhe dita e djeshme, pikerisht dita e shpalljes se pavaresise, duket se ka qene stimuli real per nje vershim te tille. Here ne rolin e pershendetesit te kesaj ngjarjeje te rendesishme, e here ne rolin e asaj qe mund te quhet mirefilli analize politike, politikanet shqiptare, te te gjithe kraheve politike kane rendur e rendur gjate gjithe dites se djeshme, duke qene dhe miqte me te dashur te redaksive te lajmeve, te cilet e kane pare me voli kete rendje te tyre, per te mbushur emisionin e tejngarkuar me ngjarjen me te rendesishme per shqiptaret pas vitit 1912 kur u shpall pavaresia e Shqiperise.
Pandeli Majko-ish-kryeminister
Me i kerkuari ne te gjithe politikanet shqiptare nga ana e televizioneve diten e djeshme ka qene ish-kryeministri Pandeli Majko, i cilesuar dhe si Kryeministri i luftes, per shkak se ka qene ne krye te ekzekutivit shqiptar pikerisht ne ate periudhe te veshtire per tere shqiptaret. Ka qene "mik" i shume televizioneve dje, dhe me te drejte te gjithe kane ndjekur me interes ate cka ka thene ai, per shkak se ka mbetur ne memoriet e te gjithe shqiptareve si njeriu qe perballoi me sukses fluksin e jashtezakonshem te te debuarve kosovare, te cilet mbi 700 mije vete i strehuan ne Shqiperi.
Ilir Meta-ish-zv.kryeminister
Si ish numri dy i qeverise shqiptare ne kohen e luftes ne Kosove dhe njeriu qe ka qendruar per gati tere kohen ne Kukes ne perballimin e krizes, Ilir Meta ka bere dhe "kilometrazhin" me te gjate ne xhiron televizive te dites se djeshme. Duke iu permbajtur tere kohen linjes se korrektesise dhe te maturise, te cilen e kane prezantuar te gjithe politikanet shqiptare ne daljet e tyre publike, Meta ka shetitur dje gati ne te gjitha televizionet kombetare ose jo, duke qene politikani me mediatik ne diten e djeshme.
Fatmir Mediu-Minister i Mbrojtjes
Nuk ka mbetur prapa as Fatmir Mediu, lideri republikan, njeheresh dhe Ministri i Mbrojtjes. Duke shfrytezuar oratorine e tij te njohur, Mediu nuk ka munguar dje te jete prezente ne te gjitha mediat shqiptare, duke pershendetur kete vendim te rendesishem ne jeten politike te Kosoves por dhe shqiptaret ne pergjithesi, si dhe duke dhene mendimet e tij ne lidhje me te ardhmen euroatlantike te Kosoves. Nderkohe qe nuk kane munguar dhe batutat me paraardhesin e tij, Majko, teksa jane "perplasur" ne edicionin e nje televizioni privat.