E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia po merr profile te reja zhvillimi

Kryeministri i Republikes se Shqiperise mori pjese ne konferencen nderkombetare Investimet per trajtimin e ujerave te ndotur ne zonat bregdetare organizuar ne Tirane nga Dhoma e Tregtise Italiane ku ishin te pranishem kryetari i saj Giovani Degenaro ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Fatmir Mediu investitore italiane dhe eksperte te fushes.

Kryeministri Berisha pergezoi organizatoret per kete aktivitet dhe tha se mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit eshte nje nga problemet me te rendesishme te vendit tone i cili po merr ritme te shpejta zhvillimi.

Kryeministri Berisha evidentoi arritjet ne ekonomi duke theksuar faktin qe ekonomia shqiptare eshte nder te paktat ne bote qe nuk njohu recesion ne kushtet e krizes nderkombetare duke shenuar nje rritje ekonomike ne nivelin 3 nivel qe kete vit do te jete akoma me i larte.

Ne 5 vitet e fundit Berisha vecoi turizmin si nje nga sektoret qe ka pesuar rritje te konsiderueshme.

Nga 300 mije vizitore ne vitin 2004 ky vit ka te gjitha gjasat qe te mbyllet me 3.5 milione vizitore pra me nje rritje mbi 10 here cka shtron para nesh detyra te medha per mbrojtjen e mjedisit nenvizoi kreu i qeverise duke apeluar per zhvillimin e metejshem te tij.

Duke sjelle ne vemendje te konferences realitetin mjedisor ne vendin tone Kryeministri Berisha tha se po te vezhgojme brigjet tona detare ndeshemi me problematika shume serioze qe lidhen me kaosin urbanistik te tyre probleme te trajtimit te ujerave te zeza etj. Por nese veshtrojme bregdetin shqiptare ne teresi ky eshte bregu me paster.

Ne kete konteks eshte ne vullnetin tone qe te ecim duke respektuar parimet me solide ekologjike per ta zhvilluar kete bregdet ne te gjithe vijen e tij jashte kritereve te babezise dhe per zhvillimin e integruar te mjedisit.

Kreu i ekzekutivit ftoi biznesin italian te investoje dhe te marre pjese per zhvillimin e ekosistemeve mjedisore ne interes te vendit dhe bashkepunimit si dy vende fqinje.

Ju bej thirrje te konsideroni seriozisht investimet ne Shqiperi. Le te vendosim edhe modelin me ekologjik i cili eshte edhe me i pershtatshmi per njeriun theksoi Berisha i cili nenvizoi perpjekjet qe vazhdon te ndermarre qeveria per lehtesimin e klimes per investitoret e huaj dhe zbatimin e programeve nga donatoret ne mbeshtetje te zhvillimit te vendit.

Duke cituar faktin se Shqiperia qendron 28 pike me perpara se mesatarja e vendeve te OECD dhe 7 pike me larte per investimet e kryera ne keto vende Berisha tha se jemi te angazhuar te operojme sa me shpejt te jete e mundur qe as nje pike e ujit te ndotur te mos derdhet ne bregdetin shqiptar.

Ne kooperim me donatoret do te adresojme fonde buxhetore per te shmangur ndotjet ne ujrat shqiptare qe te jene me te pastrat dhe Shqiperia te behet gjithe e me shume terheqese per qytetaret e vendas dhe te huaj theksoi Berisha.

Konferenca vijoi punimet ne nivel ekspertesh te cilet diskutuan ne parim mbi modelet bashkekohore te zhvillimit te ekosistemeve mjedisore dhe bregdetit.

2010-11-09 1342

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›