Maxhoranca rrezon Bejlerin per Gjykaten e Larte
TIRAN- Anetaret e djathte ne Komisionin e Ligjeve akuzuan gjyqtaren Manjola Bejleri e cila konkurron per postin e anetarit ne Gjykaten e Larte si te ndikuar nga politika. Demokratet sollen dje ne vemendjen deklaraten e shoqates se Gjyqtareve ne te cilen gjyqtarja Bejleri eshte kryetare per ta pyetur per ankimimin e ligjit te lustracionit nga shoqata.
Nje tjeter akuze e bere nga anetaret e djathte ne Komisionin e Ligjeve ishte ajo e konfliktit te interesit per shkak te pjesemarrjes se saj ne grupin keshillimor te presidentit i njohur ndryshe si Keshilli i te Urteve qe ka ndihmuar kreun e shtetit ne perzgjedhjen e kandidateve per ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.
Seanca degjimore deshmoi qarte se kandidatja Bejleri nuk do te mund te marre pelqimin e Komisionit te Ligjeve por do te duhet te shpresoje ne bashkimin e votave edhe te partive te tjera si PDU dhe LSI me votat e socialisteve.
Sipas deputetit demokrat Fatos Hoxha veprimtaria e gjyqtares Bejleri duke kundershtuar nismen e qeverise per ligjin e lustracionit ka qene politik. Ju keni qene ne krye te nje shoqate qe e keni krijuar vete me nje grup gjyqtaresh keni kundershtuar ashper disa nisma te maxhorances nder me kryesoret eshte ligji i dosjeve.
Per mendimin tim personal ate levizje tuajen e kam quajtur politike dhe e quaj prape- u shpreh Hoxha. Por kandidatja per ne Gjykaten e Larte sqaroi se deklarata pro rrezimit te ketij ligji eshte bere ne emer te shoqates se gjyqtareve pas nje vendimmarrjeje te marre nga kryesia.
Dua te theksoj qe kjo deklarate ne tre pika kryesore qe ka theksuar nuk ka asnje thenie politike. shte nje akuze shume e rende qe i thuhet nje grupi gjyqtaresh qe bete nje deklarate politike nderkohe qe kjo bie ndesh me aktivitetin qe nje gjyqtar duhet te kryeje sipas ligjit per organizimin e procesit gjyqesor i cili e shpreh qarte se gjyqtarit i ndalohet kategorikisht veprimtaria politike- theksoi Bejleri.
Sipas saj shoqata e gjyqtareve nuk ka qene kunder ligjit per pastertine e figurave por kunder parashikimeve qe ligji per lustracionin bente ne kundershtim me Kushtetuten.
Nga njoftimi ne faqen e eeb-it te presidentit ju keni qene anetare e grupit konsultativ te thirrur nga presidenti. Po nga te dyja njoftimet si ne 2008 dhe ne 2010 ky grup jo veten ka artikuluar rregulla kritere dhe premisa qe presidenti te zgjedhe kandidaturat por keni analizuar edhe dosjet perkatese.
A mos kemi te bejme ketu me nje konflikt permanent ne perzgjedhjen tuaj si kandidate per ne Gjykaten e Larte duke qene pjese e ketij keshilli u shpreh Alibeaj. Por i menjehershem ka qene reagimi i Bejlerit e cila theksoi se periudha qe ajo ka marre pjese ne kete grup keshillimor nuk perputhet me kohen kur ka bere kerkesen per ne Gjykaten e Larte.
Nuk shikoj te kem pasur ndonje konflikt interesi per kete ceshtje pasi ne periudhen kur une kam diskutuar dhe kam shfaqur mendimet e mia nuk kandidoja si kandidate per ne Gjykaten e Larte sqaroi Bejleri.
Topalli nderpret mbledhjen
Kur nuk kishin kaluar as 30 minuta nga nisja e seances degjimore me gjyqtaren Bejleri ne Komisionin e Ligjeve kryetari Ilir Rusmali nderpreu mbledhjen per pese minuta.
Shkaku ishte takimi i kryeparlamentares Topalli me homologun e saj nga Arabia Saudite por per shkak te debateve per gjyqtaren Bejleri te gjitha kamerat e televizioneve ishin ne mbledhjen e Komisionit.
Per te pasqyruar aktivitetin zyra e shtypit e Kuvendit i kerkoi kreut te ketij komisioni nderprerjen e mbledhjes duke lene te surprizuar edhe vete deputetet pjesemarres.