E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia, rritja mbi Evropen

Flamuri shqiptar dhe pamje nga vendet me te bukura te Shqiperise, nepermjet nje dokumentari te shkurter qe fliste per vendin tone, u shfaq dje per disa minuta ne sheshin "Times Squere", te Nju Jork-ut. Kryeministri Berisha ishte i ftuar special ne ceremonine e mbylljes se burses ditore te Nju York-ut, NASDAQ. Nje ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore ne Nee York. Ceremonia u shoqerua me shfaqjen e nje dokumentari mbi Shqiperine, i cili ne kohe reale transmetohej ne NASDAQ Toeer dhe ngjalli kureshtjen e mjaft qytetareve qe ndodheshin ne "Time Square". Fjala e kryeministrit Berisha, mundi te shfaqej ne kohe reale permes kesaj kulle dhe po keshtu u transmetua me shpejtesi ne televizionet e profilizuara ekonomike me prestigjioze si, CNBC, Bloomberg, FOX Business. Per nder te kesaj ceremonie ne sheshin "Times Square", ishin mbledhur edhe shume shqiptare me origjine te cilet jetojne ne SHBA. Gjate kesaj ceremonie, qe tashme eshte kthyer ne nje ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore per Nju Jork-n, Berisha u prit nga zevendespresidenti i NASDAQ, i cili e shoqeroi ate ne ambientet brendshme ku zhvillohet aktiviteti. Kulla Panoramike e NASDAQ eshte ekrani me i gjere i botes. Ne te transmetohen ne kohe reale rezultatet e burses amerikane, si dhe pershendetjet e lidereve boterore apo personaliteteve te tjera te shkences, artit, botes se finances. "Une jam shume i lumtur dhe i nderuar qe jam sot ketu dhe dua t'ju falenderoj per kete dite shqiptare ne NASDAQ. Eshte nje nder te jesh sot ne kete burse, e cila konsiderohet si bursa me transparente, me eficiente dhe me e fuqishmja per kompanite, te cilat me performancen e tyre kane ndryshuar me shume se cdo gje tjeter, boten. Gjithashtu jam i lumtur qe jam ketu sot, si perfaqesues i nje vendi te vogel, por nje vendi, ekonomia e te cilit ka pasur nje performance shume te mire. Kete vit vendi im do te kete rritjen me te larte ekonomike ne Evrope. Dhe si ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur pasi ne kemi ndare te njejtat principe qe NASDAQ ka zbatuar qe prej themelimit te vet. Une jam gjithashtu mirenjohes, pasi prezenca ime ketu, eshte nje inkurajim i madh per sipermarresit shqiptare, te cilet po punojne fort per t'u afruar sa me shpejt me diten kur Shqiperia, te kete NASDAQ-un e vet per kompanite shqiptare", uroi Berisha. Po dje kryeministri Berisha mori pjese ne ne Samitin "Global Creative Leadership" te organizuar nga Fondacioni Louise Blouin, me partneritetin e OKB dhe Financial Times. Ai pati nje shkembim te shkurter idesh me presidenten e ketij Fondacioni, Louise Blouin, e cila eshte dhe presidentja e Louise Blouin Media, nje korporate e madhe mediatike qe publikon mbi 130 tituj periodikesh dhe revistash me perhapje boterore, per te promovuar artin dhe kulturen. Kryeministri theksoi se ne vitet e fundit qeveria shqiptare ka ndermarre nje seri hapash per te krijuar nje infrastrukture qe te mbeshtese nje strategji kombetare per shoqerine e informacionit permes shume projekteve, duke nenvizuar dixhitalizimin ne arsim dhe mes te rinjve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›