Blushi: Reformat, PS do te futet ne Parlament

Ben Blushi nuk perjashton mundesine e hyrjes ne Kuvend, pavaresisht vendimit politik te PS, per bojkot ndaj ketij institucioni. Themeluesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, deklaroi dje se do te respektojne vendimin politik te selise roze per bojkotin e Parlamentit, por nese do te kete vendim per integrimin e Shqiperise, atehere do te ofrojne mbeshtetjen ne Parlament. Deklarata e deputeti socialist u be pas takimit te zhvilluar sebashku me Arben Malaj dhe ambasadorin suedez ne Shkup, Llars Freder. I pyetur nga gazeta "Koha Jone", mbi deklaraten e Arben Malajt se, "per ceshtje integruese anetaret e Levizjes se Mendimit Ndryshe do te shkoje ne Parlament per te votuar, Ben Blushi se nje gje e tille do te ndodhe, pavaresisht se kane vendosur t'i binden vendimit politik te Partise Socialiste. Bojkotin e grupit parlamentar socialist, anetari i Kryesise se PS, e vleresoi se eshte ne kundershtim me pikepamjet e tyre dhe kane vendosur ta respektojne. "Sigurisht qe nese nje dite Shqiperia do te kete nevoje qe te mbeshtese reformat qe nxisin apo pershpejtojne procesin e anetaresimit te Shqiperise, ne do te marrim vendimet e duhura ne favor te Shqiperise dhe ne asnje rast ne favor te Qeverise, apo Sali Berishes", deklaroi Ben Blushi. Ai tha se vendimet e tyre jane gjithmone ne favor te Shqiperise, ne funksion te integrimit dhe te anetaresimit te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nje tjeter ceshtje politike ne te cilen ndodhet Partia Socialiste ka te beje dhe me zgjedhjet qe zhvillohen sot, per kryetarin e ri te kesaj partie. I pyetur per vleresimin mbi procesin zgjedhor, Blushi theksoi se "LMN" eshte e shqetesuar per dy elemente, ku ne radhe te pare jane zgjedhjet. "Ka sinjale nga te gjitha rrethet qe keto zgjedhje nuk po menaxhohen sic do te duhej per te krijuar nje diference mes menyres se si u zhvilluan zgjedhjet ne Shqiperi, me 28 qershor dhe zgjedhjeve brenda Partise Socialiste", deklaroi zyrtari larte socialist. Ai solli ne vemendje qe qe edhe ditet e fundit dhe dy dite me pare ne Shkoder, komisionere qe mendojne ndryshe nga nje pjese e Partise Socialiste, jane shkarkuar ne menyre arbitrare, gje qe nuk jep garanci te madhe kesaj gare. "Nese komisioneret emerohen nisur nga bindjet politike, kjo do te thote qe detyrohen te votojne per kandidatin zyrtar te Partise Socialiste. Kjo eshte arsyeja qe kjo gare nuk dha per fat te keq garancite qe prisnim. Sigurisht rezultati nuk do te jete ai qe do te prisnim", vijoi me tej, Ben Blushi. Sa i takon pjeses tjeter, ai thekson se padyshim LMN do te vazhdoje te flase per te bindur anetaresine e Partise Socialiste, deputete te saj, se duhet t'i kthehemi Kuvendit te Shqiperise. Ne fund te fjales se tij, ai theksoi se nese ka nje grup politik qe humb sot nga bojkoti i Parlamentit, kjo eshte Partia Socialiste, eshte opozita, e cila nuk po ushtron funksionin e saj parlamentar detyren per te cilen eshte votuar. Prej fillimit te seances se re parlamentare, grupi parlamentar socialist ka bojkotuar parlamentin, duke kushtezuar pjesemarrjen e tyre me disa kerkesa.